18
Mer, T
2793 New Articles

Shkodra zgjohet me shperthim tritoli kete te premte

KRONIKE
TIPOGRAFIA

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në lagjen  “Vasil Shanto ” të qytetit të Shkodrës.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:40 të mëngjesit të sotëm, ndërsa nga shpërthimi nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.

“Më datë 29.09.2017, ne orën 01.40 ka ardhur një telefonatë se në lagje “Vasil Shanto“ Shkodër tek ish “5 Herojt” në derën e dyqanit të shtetasit A. D. ka patur një shpërthim me lëndë plasëse. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku nga verifikimet paraprake rezulton se ishte vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Nga shperthimi ka vetem dëme materiale“, tha policia.

Policia po punon për dokumentimin dhe zbardhjen e kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.