18
Mer, T
2793 New Articles

Të dënuar me burg nga gjykata për drogë, arrestohen dy personat e shpallur në kërkim në Shkodër

KRONIKE
TIPOGRAFIA

Në Shkodër janë arrestuar nga policia dy persona  të cilët ishin shpallur në kërkim pasi të dy ishin dënuar nga gjykata me burg. 

DETAJE:

 Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër kapen dhe ndalohen shtetasit në kërkim:

Altin Logu, 31 vjeç, banues në Lagjen “Ndoc Mazi” Shkodër, pasi Gjykata Apelit Shkodër e ka denuar me 7 vite burg me vendim nr 237, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Qani Hamzaj, 40 vjeç, banues në Tiranë, ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër me vendim të formës së prerë, nr. 513 datë 20.09.2017, e ka dënuar 3 vite e 8 muaj burg, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 284, 25 të Kodit Penal