22
Mer, N
3051 New Articles

Denoncimi i Berishes/ Reagon deputeti Luan Harusha

KRONIKE
Typography

\

 

 

Të nderuar miq dhe bashkëqytetarë të Shkodrës,

 

Mësova nga mediat që famëkeqi Sali Berisha ka hedhur akuza të pabaza ndaj meje në lidhje me një person të ndaluar para pak ditësh nga policia e Shkodrës, duke guxuar të krijojë lidhje të paqena farefisnore me të për shkak të mbiemrit te ngjashëm.

 

Dëshiroj që të ndaj me ju një të vertetë të ditur prej të gjithë atyre që më njohin personalisht, por edhe familjen time. Personi i cili është ndaluar nga policia e Shkodrës për veprën penale trafikim lëndësh narkotike, Blerim Harusha vërtet ka të njëjtin mbiemër, por nuk ka asnjë lidhje familjare me mua apo për më tepër që të jetë nip i imi. 

 

Ky informacion është lehtësisht i verifikueshëm për këdo që do te mësojë të vërtetën, pasi I ndaluari në fjalë që doktori e di mjaft mirë është I ardhur nga Tropoja e tij dhe jo nga Shkodra, por më vjen keq që zotëri Berisha tenton të shtrembërojë të vërtetën, duke menduar që e ka shumë të lehtë të më bëjnë kushëri, xhaxha/dajë apo nip me këdo që thjesht ka të njëjtin mbiemër me personin tim. 

Berisha mos t’I bëjë budallenj shkodranët dhe shqiptarët të cilët nuk harrojnë që në kohën kur ishte kryeministër nipërit e tij qëllonin me armë në mes të kryeqytetit. Sikurse mos kujtojë që shqiptarët kanë harruar që për disa vite ai nuk mund të shkelte në Tropojë pikërisht për lidhjet me krimin e të fortët e asaj zone që sollën konflikte e hasmëri.

 

Akuzat e Berishës nuk më impresionojnë, pasi në kohën që ishte kryeministër unë isha kryetar I komunës Rrethina në Shkodër, më e madhja në Shqipëri për numrin e popullsisë dhe nuk gjeti asnjë element të jashtëligjshëm në personin apo aktivitetin tim privat por dhe familjar që të më shkarkonte sipas ligjit.

 

Gjej rastin që të falënderoj dhe njëherë të gjithë banorët e Shkodrës për mbështetjen dhe konsideratën në zgjedhjet më të fundit, rezultati I të cilave tregon se dhe qyteti më I madh verior po distancohet dhe braktis politikën e baltës së Berishës dhe pasardhësve të tij.