19
D, N
3006 New Articles

Plagosje ne Shkoder, qellohet me arme zjarri 20 vjeçari

KRONIKE
Typography

Nje plagosje me armë zjarri eshte regjistruar rreth ores 19:35 në qytetin e Shkodrës.

Sipas të dhënave të para mësohet se ngjarja është regjistruar në lagjen Kiras. Burime pranë vendit të ngjarjes bëjnë me dije se ka një person të plagosur. Sipas te dhenave te para prane vendit te ngjarjes behet me dije se ngjarja eshte regjistruar prane ish zooteknikes, ku eshte qelluar me arme nga persona te paidentifikuar ndaj shtetasit Hermes Beqiri. Ky i fundit eshte transportuar ne spitalin rajonal te Shkodres dhe ndodhet nen kujdesin e bluzave te bardha.Burime prane spitalit rajonal te Shkodres bejne me dije se 20 vjecari Hermes Beqiri ndodhet ne gjendje kritike per jeten. Policia ka nisur hetimet per zbardhjen e rrethanave te kesaj ngjarje

Detajet

Është zbardhur dinamika e ngjajrjes së ndodhur në Lagjen Kiras në qytetin e Shkodrës. Burime pranë vendit të ngjarjes, bejne me dije se Hermes Beqiri, 20 vjec, ka qënë duke pirë kafe në një lokal të zonës kur persona të paidentifikuar kanë mbërritur me motor në afërsi të lokalit ku po qëndronte 20 vjecari dhe nje shtetas, është afruar në afërsi të lokal dhe ka qëlluar më armë zjarri në drejtim të 20 vjeçarit Hermes Beqiri. 20 vjecari ka marrë plagë të rënda në trup, dhe është dërguar më urgjencë në spitalin rajonal të shkodrës ku mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën