19
D, N
3006 New Articles

I plagosuri ne Kiras, i arrestuar ne 2016-en nga policia

KRONIKE
Typography

Hermes Beqiri, shtetasi i plagosur mbremjen e se shtunes ne Lagjen Guerrile ne Shkoder

, ka qene i arrestuar edhe me pare nga policia e Shkodres. Behet fjale per arrestimin e vitit 2016, ne muajin Maj, kur ky shtetas se bashku me disa persona te tjere eshte arrestuar nga policia e Shkodres nen akuzat e  "Vjedhje me dhunë" ,"Vjedhje" dhe "Kuptimi bashkëpunimit". Hermes Beqiri, u arrestua se bashku me disa persona te tjere per vjedhje te kryer ne Velipoje ne lokalin e shtetasit me iniciale B.K. 

Policia e Shkodres ka nisur hetimet ne lidhje me plagosjen e ndodhur sonte prane ish zooteknikes, duke hetuar pikerisht edhe ne lidhje me te shkuaren e te plagosurit.

Komunikata per shtyp 03.05.2016 

Më datë 03.05.2016 u arrestuan ne flagrancë shtetasit: •Hermes Beqiri , 21 vjeç, banues në Shkodër. •Gjergjino Peraj , 24 vjeç, bunues në Shkodër. •Damir Hebovija , 26 vjeç, banues në Shkodër. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë natës kanë vjedhur në Velipojë në lokalin e shtetasit me iniciale B.K, 61 vjeç, banues në Shkodër . •Një aparat marka "Eko", me vlerë 450 euro. •Një makinë grirëse mishi me vlerë 50 euro. • Pije të ndryshme freskuese me vlerë 10.000 lekë , të cilat u bllokuan në cilësinë e provës materiale.