19
D, N
3006 New Articles

Shkoder, shkaterrohet rrjeti i shperndarjes se heroines ne qytet

KRONIKE
Typography

Finalizohet në Shkodër operacioni i koduar “Bahçallëku”, ku janë arrestuar në flagrancë 6  persona për posedim heroine.

Blute e Shkodres kane bere te mundur arrestimin e anetareve te rrjetit te shperndarjes se heroines ne Shkoder. Sipas njoftimit të bluve të Shkodrës, fillimisht në pranga kanë rënë shtetasit  Denis Shema, 34 vjeç dhe Romina M. 26 vjeçe, banues në Shkodër,

Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Bahçallek”, ku gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në automjetin tip “Audi” me targë AA811ED të shtetasit Denis Shema u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale lëndë narkotike e dyshuar heroinë, me peshë 25.4 gram.

 

Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, automjeti tip Audi, 3 telefona celular dhe disa kartëmonedha me vlera të ndryshme.

Ndërkohe ne oret e pasdites, blute e shkodrës kanë njoftuar për arrestimin e 4 persona te tjerë konkretisht :

Anri Papaligori, 35 vjeç, banues në Lezhë, në vijim të hetimeve me datë 07.11.2017, këtij shtetasi gjatë kontrollit personal në portofolin e tij kishte një zarf të vogël brenda të cilit kishte një sasi lënde e dyshuar lëndë narkotike Heroinë.

Albert Lokaj , 30 vjeç, banues në Shkodër, në vijim të hetimeve ky shtetas ka rezultuar se ka blerë sasi të konsiderueshme dozash lënde narkotike tek shtetasi Denis Shema gjatë periudhës dy mujore të hetimit.

Loreta Paço, 36 vjeçe, banues në Shkodër, në vijim të hetimeve proaktive kjo shtetase ka rezultuar se në vazhdimësi ka ndihmuar shtetasin Denis Shema në shitjen e lëndës narkotike, gjatë periudhës dy mujore të hetimit.

Pjetër Kokaj, 23 vjeç, banues në fshatin Ivanaj, Malësi e Madhe, në vijim të hetimeve me datën 07.11.2017 , ku këtij shtetasi gjatë kontrollit personal i është gjetur në xhep një qese plastike me lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, ku rezultoi me peshë 3.8 gram.

Gjatë këtij operacioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, konkretisht:

2 Automjete

26.4 gram lëndë narkotike Heroinë

3.8 gram lëndë narkotike Cannabis Sativa

6 telefona celular.

Vazhdojnë hetimet në lidhje me bashkëpunëtorët e tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.