19
D, N
3006 New Articles

Gjykata le ne burg 17 vjecaret e vrasjes se Hermes Beqirit

KRONIKE
Typography

Burg per 17 vjecaret te akuzuar per plagosjen me pasoje vdekjen e 22 vjecarit Hermes Beqiri , ngjarje e ndodhur mbremjen e se shtunes ne lagjen “Guerrile”. 

Seanca gjyqësore e kryesuar nga Besmir Stroga dhe me prokurore Shqiponja Mille, u zhvillua me dyer të mbyllura per vete faktin se te akuzuarit jane te mitur.  Ndresa mesohet se Elvis Hoxha dhe bashkëpunëtori i tij Ditmir Harifi  nuk kanë pranuar të flasin përpara trupës gjykuese.

Madje sipas avokatit te tyre mbrojtes Anton Kosteri ato nuk kane pranuar as autoresine e krimit.  Organi i akuzës ka paraqitur provat e grumbulluara në vendngjarje dhe bazuar mbi faktet e gjetura, kërkoi për dy të miturit masën “Arrest me burg”. Ndërkohë avokati mbrojtës Kosteri kërkoi një masë më të butë për shkak të kompleksitetit të çeshtjes, por kërkesa e tij u rrëzua nga trupa gjykuese, e cila vendosi ti mbajë në qeli dy 17 vjeçarët.

Më pas po me dyer të mbyllura u zhvillua edhe gjyqi ndaj Bekim Turishtës, të akuzuar për moskallëzim krimi, i cili u la në “Arrest shtepie”. 

Ai mësohet se ka deklaruar përmes avokatit të tij se nuk kishte per qellim te kryente nje veper penale por ai ishte i tronditur dhe ne panik  pasi ne pak minuta para syve te tij u vra miku i tij i ngushte, ndersa ishte me fat qe shpetoi dhe ai pa qene viktime ne ngjarje.  22 vjeçari Hermes Beqiri u qëllua me automatik në një lokal, pas një konflikti të çastit me Elvis Hoxhen dhe ndonëse ju dha ndihma e specializuar në spitalin e Shkodres, e më pas në Tiranë, ai nuk arriti ti mbijetojë plageve të marra, ku humbi jeten pa kaluar 24 ore nga ngjarja .  Policia e Shkodres i arrestoi dy 17 vjeçarët vetëm 3 orë pas ngjarjes, të fshehur në një banesë në ndërtim e sipër në fshatin Golem , ku kishin me vete edhe armën e krimit.