19
D, N
3006 New Articles

Sulmi terrorist ne "Loro Boriçi", zbutet masa e sigurise per te ndaluarit

KRONIKE
Typography

Një vit pasi u arrestuan si të dyshuar për çështje terrorizmi mbi dyshimet se do të kryenin një sulm në stadiumin ku do të mbahej ndeshja Shqipëri-Izrael

, Gjykata e Krimeve të Rënda ndryshoi masën e sigurisë për dy prej tyre.

Medat Hasani, me profesion të mëparshëm komando dhe Xhezair Fishti, një imam i vetëshpallur do të hetohen me masën e arrestit shtëpiak, derisa të përfundojnë hetimet.

Zbutja e masës u vlerësua nga gjykata për shkak të afateve hetimore, ndërkohë që pritet që i njëjti qëndrim të mbahet në ditët në vijim edhe për dy të dyshuar të tjerë.

Të katërt ata u dyshuan se po planifikonin një sulm terrorist me disa persona nga Kosova në ndeshjen Shqipëri-Izrael, një ndeshje kjo që për shkaqe sigurie u zhvendos nga stadiumi i Shkodrës tek ai i Elbasanit.