19
D, N
3006 New Articles

Shifra rekord/ Sekuestrohen 3 milion paketa cigare pa pulle

KRONIKE
Typography

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njofton se bazuar në informacionet e marra nga strukturat inteligjente  të partnerëve ndërkombëtarë ka bllokuar

mbrëmjen e djeshme, më datë 06.11.2017, pas një procesi të detajuar hetimor të nisur që më 30 tetor 2017, një sasi prej 6,100 koli cigaresh të ardhura në Portin e Durrësit.

“Drejtoria e Hetimit, Drejtoria e Antikontrabandës dhe Dega e Doganës Durrës, në prani të përfaqësueve ligjorë të shoqërisë së transportit “CMA –CGM”, Durrës, ushtroi kontroll të plotë fizik të mallit të ndodhur tek 5 (pesë) kontenierët e ndaluar, ku sipas informacioneve dhe dokumentacionit paraprak të administruar, rezultonte se kishin të ngarkuar cigare.

Pas verifikimit të elementëve të sigurisë së konteinerëve, ku rezultoi se plumbçet e vendosura në kontenierë ishin origjinale dhe të padëmtuara, u bë peshimi dhe skanimi dhe kontenierët u dërguan tek sheshi i trageteve për ushtrimin e kontrollit të plotë fizik të mallit të ndodhur në to” njofton Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.

Nga kontrolli i plotë fizik ka rezultuar se në total, tek të pestë kontenierët ndodheshin 6,100 koli ose 3,050,000 paketa cigare, sasi kjo e njëjtë me ato të pasqyruara tek dokumenti i transportit i paraqitur në doganë.

:Duke iu referuar dosjes së të dhënave të disponueshme të D.P.Doganave, vlera e 6,100 kolive, është rreth 610 mijë euro, kurse shuma e detyrimit doganor të llogaritur për këtë sasi cigaresh, është  rreth 428 milionë lekë. Gjithashtu theksojmë se paketat e cigareve ishin të pa pajisura me pulla fiskale. Në përfundim të kontrollit të plotë fizik, u morën mostra për çdo lloj pakete, u përpiluan evidencat e kontrollit fizik për çdo kontenier, u bë riplumbosja e kontenierëve të cilët u dërguan përsëri pranë sheshit të kontenierëve mbi bazën e aktit të bllokimit të mbajtur nga strukturate e DOH-së së D.P.Doganave” njofton Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.

Strukturat hetimore të DPD-së kanë përgatitur materailin përkatës referues në Prokurorinë e Durrësit dhe  kanë marrë të gjitha masat për sekuestrimin dhe konfiskimin e këtij malli të paligjshëm i cili mendohej se do te kalonte për përdorim ilegal në tregjet europiane.

SCAN