01
H, M
2126 New Articles

Shkoder, kapen dy persona ne kerkim per vrasje e mbetur ne tentative (emrat)

KRONIKE
TIPOGRAFIA

Kapen dhe ndalohen 2 shtetas : 1. Kanto Vushmaqi, për veprën penale "Vrasje në rrethana cilësuese ndaj dy ose më shumë personave", e mbetur në tentativë dhe e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve, municioneve luftarake dhe armëve të gjahut" 2. Vlash Gjergji, për veprën penale të "Sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer një vrasje"

Më datë 25.11.2016, Sektori për Krimet e Rënda në D.V.P-Shkodër, në zbatim të planit të masave për kapjen e personave të shpallur në kërkim, për vepra të rënda penale me qëllim parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale për krimet kundër jetës dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të dyshuar si dhe mbarvajtjen e festave, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i 2 shtetasve të shpallur në kërkim për 2 raste të ndryshme :

Rasti i 1 : * Kanto Vushmaqi, 52 vjeç, banues në Velipojë, Shkodër Në vijim të operacionit "Exit" ku u kapën dhe u arrestuan 2 vëllezërit, dhe u bë e mundur zbardhja e ngjarjes së ndodhur në fshatin Mali Kolaj, Velipojë, sot më datë 25.11.2016 u bë e mundur edhe kapja e personit të tretë, (babit të 2 vëllezërve) pasi më datë 26.09.2016, Kanto Vushmaqi në bashkëpunim me 2 djemtë e tij, Edmond dhe Kristian Vushmaqi, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një fugoni, ku ndodhej pasagjer shtetasi K.M, 42 vjeç, banues në Velipojë, i cili ka qënë objekt sulmi në këtë ngjarje. D.V.P-Shkodër e ka shpallur në kërkim këtë shtetas për veprën penale "Vrasje në rrethana cilësuese ndaj dy ose më shumë personave", e mbetur në tentativë dhe e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve, municioneve luftarake dhe armëve të gjahut" parashikuar nga nenet 79, 22, 25, 278 e 280 të Kodit Penal. ------------

 

Rasti i 2 : Më datë 25.11.2016 pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Prokurorinë Shkodër, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit : * Vlash Gjergji, 51 vjeç, banues në Shkodër Më datë 25.11.2016 u bë ekzekutimi i Urdhrit të Prokurorisë Shkodër të datës 24.11.2016, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër ka caktuar masën e sigurimit "Arrest me burg" për shtetasin Vlash Gjergji, i dyshuar për veprën penale të "Sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer një vrasje" parashikuar nga neni 80 i Kodit Penal. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.