25
H, SH
2759 New Articles

"Prerje e paligjshme të pyjeve" nje ne pranga (emri)

KRONIKE
TIPOGRAFIA

Vijon operacioni "Roja e Gjelbër" Goditet një tjetër rast i "Prerjes së paligjshme të pyjeve" Sekuestrohen 8 m kub lëndë drusore Kundërshton forcat e policisë, arrestohet në flagrancë një shtetas .

Më datë 24.11.2016, u arrestua në flagrancë shtetasi : * Astrit Cekaj, 27 vjeç, banues në Shkodër Arrestimi i këtij shetasi u bë pasi në vendin e quajtur rruga e "Kullajve", fshati Postrribë, Shkodër, me autoveturën e tij tip <Mercedes Benz>, ka bllokuar rrugën kryesore duke penguar forcat e policisë në kryerjen e detyrës së tyre, të cilët ishin vënë në ndjekje të një mjeti kamion të ngarkuar me lëndë drusore, duke i kundërshtuar forcat e policisë deri në largimin e kamionit.

 

Nga shërbimet e policisë, rreth 2 km më larg, është konstatuar i aksidentuar dhe i braktisur mjeti tip IFA (kamion) me targë SH 0376 E, i ngarkuar me 8 m kub lëndë drusore, mjet ky në pronësi të shtetasit Astrit Cekaj, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Nga verifikmet e bëra rezultoi se, në mjetin tip IFA (kamion) kanë qenë tre persona, të cilët duke përfituar nga errësira dhe terreni malor, janë larguar dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen tyre.