29
E, Q
2471 New Articles

Shqiperia, nje i vdekur ne dite nga aksidentet

KRONIKE
TIPOGRAFIA

Shqipëria dhe ish-vendet e Bashkimit Sovjetik kanë numrin më të lartë të viktimave nga aksidentet rrugore në Europë.

Shqipëria rënditet në vendin e katërt për numrin e lartë të aksidenteve.

Rrugët e Shqipërisë konsiderohen ndër më vdekjeprurëset me 20.4 viktima për 100 mijë banorë. Vendin e parë e mban Kazakistani me 24.2 viktima.

Në të dytin, renditet Kirgistani me 22 viktima dhe në të tretin Rusia me 20.8 viktima.

Aksidentet rrugore shkaktojnë thuajse një viktimë çdo ditë në Shqipëri dhe kanë marrë mbi 26 mijë jetë njerëzish në periudhën postkomuniste.