24
H, P
2107 New Articles

TE TJERA

75 vjetori I vdekjes se shkrimtarit te njohur austriak Stefan Zweig eshte kujtuar permes nje aktiviteti ne bibloteken e Univeristetit te Shkodres.  Pergjegjesja e kesaj bibloteke Oriona Zylja tha se aktivitet te tilla kane qellim afrimin e kulturave mes dy vendeve mike.

 

 

 Publiku i pranishem ne auditor pati rastin te degjonte leximin skenik nga aktori austriak Martin Waltz, I cili percolli pjese nga vepra e famshme “Ciceroni”

 

 

 

Aktiviteti erdhi ne bashkepunim me Ambasaden Austriake dhe u fokusua ne njeriun qe u mposht nga diktatura, por qe enderroi per rend dhe kembenguli per drejtesi. 

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të librit, Shoqata e Shkrimtarëve Shkodër ka organizuar një takim në ambjentet e Bibliotekës “Marin Barleti”. Në këtë takim u promovua libri me poezi “Stinët e Humbura” i autorit malazez Pavle Goranoviq”, I përkthyer në gjuhën shqipe nga Dimitrov Popoviq. Ky promovim traditë për çdo fund prilli, kësaj radhe vjen jo për një autor shqiptar, por të huaj, me idenë që kultura dhe arti mund të bashkojnë vendet më shumë se politika. Këtë e bënë të ditur edhe Kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve Shkodër, Skënder Temali.

 

 

Pavle Goranovic ka lindur në vitin 1973 në Nikshiq të Malit të Zi, është shkrimtar romancier, kritik dhe eseist i njohur në në shtetin fqinj. Krijimtaria poetike e Goranoviq përfaqëson me mjaft dinjitet vetëdijen krijuese dhe sensibilitetin e letërsisë bashkëkohore malazeze. 

Paraditen e së shtunës, në ambjentet e Muzeut Historik të Shkodrës u organizua ekspozita individuale nga arkivi personal I filatelistit të mirënjohur, Luigj Shabani. Ky aktivitet erdhi në kuadër të 70-vjetorit të krijimit të shoqatës së parë filateliste shqiptare në Shkodër. Të pranishëm në këtë takim ishin njerëz të artit dhe kulturës. Në fjalën e tij, filatelisti Shabani shpreh mirënjohjen për mundësinë e hapjes së kësaj ekspozite mundin që i është dashur për t’a sjell për publikun shkodran.

 

 

Kjo ekspozitë u organizua me mbështetjen e Bashkisë Shkodër, nën kujdesin e kryetares Voltana Ademi, e cila mori pjesë në ceremoninë hapëse. Luigj Shabani, është filatelisti i fundit I shoqatës së filatelistëve të Shkodrës, I cili është gjallë.

“Po kush ka qenë ky (Lekë) Dukagjini? Ai ka qenë sundimtari i këtij vendi

“Ata që janë në pushtet dridhen e kanë frikë nga ndryshimet. Të tjerët që janë të përmbysur I ëndërrojnë këto ndryshime dhe përpiqen ti arrijnë ato me cdo kusht. I shkreti popull që qëndron në mes dhe paguan dëmet dhe haracin. Ai njësoj heq dhe vuan dhe kur pushteti quhet diktaturë.

Por edhe kur quhet demokraci”. Ky është mesazhi që aktori I njohur Mirush Kabashi do të përcjellë për publikun në shfaqjen “Ah moj Demokraci?!”, një koncert recital I cili do të ngjitet sot në skenën e Teatrit Aleksandër Moisiu të qytetit të Durrësit. Aktori do të intepretojë pjesë të zgjedhura nga poetët Dritëro Agolli, Ismail Kadare,Bardhyl Londo, Xhevahir Spahiu, Gjergj Fishta, Naim Frashëri, Nënë Tereza, etj. E gjithë shfaqja është konceptuar me tone të thella emocionale, duke e përfshirë publikun në intepretimin e ndjerë të Kabashit.

Udhëheqës artistik I shfaqjes është Alfred Bualoti, skenografia nga Bujar Kapexhiu, ndërsa skenari dhe regjia nga Marsel Rupi. Mirush Kabashi është një ndër aktorët që është përfshirë vitet e fundit në performance që e lidhin direkt me publikun, përmes monodramave apo leximit të poezive.

Aktor i rreth 100 roleve, në teatër dhe filma ai shpesh ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve të shumta artistike. Gjithashtu, Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri. Ai ka dhënë një kontribut të madh në filmografinë shqiptare.

E ndërsa një pjesë të jetës së tij ia ka kushtuar edhe teatrit me rolet e tij të larmishme, ku ndër to më i veçanti ka mbetur ai i Sokratit tek “Apollogjia e fundit e Sokratit”. Shfaqja “Ah moj Demokraci?!”,do të ngjitet në skenën e Teatrit Aleksandër Moisiu në Durrës këtë fundjavë.

 

Fatmira NIKOLLI

Kur një ushtri e madhe e sulltanit po mësynte qytetin, e bartur nga dy engjëj, mbështjellë prej një reje, ajo u shkëput nga kisha rrëzë kalasë dhe kaloi detin bashkë me dy dëshmitarë që shihnin nga qielli. U ndal pranë Romës. Me mbërritjen e saj, u shënuan mrekulli, aq sa dokumentimi i tyre nisi të bëhej me noter.
Pas ikjes së saj, kohë të errëta mbërritën dhe banorët mjerimin që i pushtoi pas shpërnguljes së ‘Nanës së Tenzot’, do e përjetësonin në vargje, “qysh at ditë që na u largove, t’tana t’zezat na kan ra”.
25 prill 1467, Shkodër. Kisha bri lumit. 550 vite më parë, afresku i Zojës së Shkodrës u shpërngul nga qyteti që po binte në pushtim dhe u vendos në Genacano pranë Romës, në një kishë të etërve agostinianë.
Në 550 vite, legjendat për të, mrekullitë e saj e kanë rrethuar Figurën e Zojës me një vel mistik dhe i kanë shtuar asaj më shumë misterin. Në shekuj, besimtarë të shumtë kanë bërë pelegrinazhe. Megjithatë, gjithçka nisi një ditë prilli të vitit 1467, në kishën rrëzë kodrës, ku ngrihet ende sot shtatlartë, Rozafa. Mbi atë imazh që iku në kohë rrebeshi, në shekuj me radhë janë krijuar riprodhime.
“Zoja e Shkodrës mban ëmbëlsisht në krahun e saj të majtë mbështjellë nga një atmosferë me kujtime intime, ku portretet e punuara me delikatesë, prekin lehtësisht njëri-tjetrin. Fytyra e Shën Mërisë është kthyer nga fëmija i saj ndërsa shikimi ulet poshtë. Vështrimi i kaltër i Jezusit fëmijë është depërtues, ndërsa mbështet njërën dorë në gjoksin e Zojës dhe me tjetrën mbështjell butësisht qafën e saj”- dy vite më parë, specialistja e trashëgimisë dhe restauratorja Edlira Çaushi e përshkruante në këtë mënyrë pikturën e shek.XIX “Zoja e shkodrës”, realizuar si imitim i afreskut të shpërngulur më 1400-ën.
Ndërsa Këshilli i katërt i peshkopëve shqiptarë, i mbajtur në vitin 1895, e shpalli Zojën e Shkodrës “Pajtore të Shqipërisë””, këtë vit 550-vjetori i shpërnguljes së saj sjell disa risi. Risia e parë ka të bëjë me afreskun i cili të shtunën, më 22 prill do të zbulohet në pamjen e tij të plotë. Pas më shumë se gjysmë mijëvjeçari, studimet që i janë bërë në Romë kanë treguar se Figura ose Fugurja e Zojës (në të folmen e Shkodrës) është më e madhe se ç’dihej në përmasa. Imazhi i plotë i afreskut do të zbulohet nga studiuesit gjatë konferencës shkencore ndërkombëtare.
Dom Artur Jaku, famullitar i katedrales së Shën Shtjefnit në Shkodër, në vijim të shembullit të kremtimeve 100 vite më parë të 450-vjetorit të shpërnguljes së Zojës, flet në “GSH” për një sërë aktivitetesh që kujtojnë prillin e 1467-ës.
-550 vite pas ikjes së Zojës, çfarë na thotë historia e saj?
Historia e afreskut të Zojës së Këshillit të Mirë, është një histori mes legjendës së mrekullisë dhe historisë së përshpirtërisë. Jubileu i 550-vjetorit të shpërnguljes së Zojës së Këshillit të Mirë është një histori sa fatkeqe aq edhe frymëzuese, sa e ngjashme me historinë kombëtare aq edhe e veçantë, sa është legjendë aq është edhe historike.
Gjithçka fillon në 25 prill 1467, kur vepra (një fragment afresku i prerë dhe i hequr) u zhvendos nga një mur i kishës së vjetër agostiniane Shën Maria në Shkodër dhe u vendos në Genazzano, pranë Romës.
-Përtej legjendës, kjo ikje, përkon me kohën e pushtimit dhe ikjen e shumë shqiptarëve?
Duke u mbështetur në legjendën që është përçuar dhe sipas një tradite të shenjtë, ajo u largua nga kisha që e strehonte, duke shpëtuar kështu për mrekulli nga pushtimi turk i vitit 1467. E, me këtë rast lind nevoja të përcaktohet diçka lidhur me historinë dhe traditën. Në fakt, në vitin 1467, fillon pushtimi i “vendit të shqiponjave”, Shqipërisë, nga fuqitë osmane. Kjo përkon me vdekjen e atletit të Krishtit, siç është quajtur kampioni i mrekullueshëm i Krishterimit të kohës së tij, Gjergj Kastrioti – Skanderbeg. Sa ishte gjallë ai, Shqipëria rezistoi. Me vdekjen e tij, erdhi nënshtrimi përfundimtar. Të krishterët ikën gjithnjë e më në veri, për t’i bërë ballë pushtimit osman, kështu piktura u shkëput për mrekulli nga muri dhe e mbajtur nga engjëjt u largua nga ndërtesa dhe mori fluturimin drejt perëndimit, mbi detin Adriatik, për në Itali. Në këtë largim e ndoqën dy shtegtarë shqiptarë, Gjergji dhe De Sclavisi.
-Kur u njoh mbërritja e Zojës nga Vatikani?
Pelegrinazhet në Genazzano u bënë aq të shumtë, saqë Papa Pali II dërgoi atje dy ipeshkvij që të merrnin një informacion mbi situatën, siç rezulton nga një biografi e shkruar në vitin 1478 pranë Arkivit të Vatikanit. Nuk rezultuan parregullsi, e kjo shpjegoi edhe përkrahjen që papët filluan t’i japin këtij santuari përgjatë shekujve. Varri, me eshtrat e Petrucies, e nderuar tashmë përgjithnjë si shenjte, është në të hyrë të kishës. Në vitin e “ardhjes” së Zojës, siç e përshkruajnë gjenacanasit faktin, u redaktua nga një noter “kodi i mrekullive”, që përshkruan 161 mrekulli të ndodhura në kapele në periudhën 25 prill deri më 14 gusht të vitit 1467.
Për shkak të simbolikës që përcolli ky imazh, pati një jehonë të madhe dhe gjatë shekujve të mëvonshëm nga artistë të ndryshëm u krijuan shumë riprodhime të Figurës së Zonjës kryesisht në Itali dhe vendet e tjera europiane, por edhe në Shqipëri. Në shekullin XVII, në familjen e paraardhësve të Pashko Vasës thuhet se ka pasur një riprodhim të Zojës së Shkodrës. Kolë Idromeno i kushtoi një tablo me titull “Të ikunit e Zojës së Shkodrës në Gjenacan”, ndërsa një vepër tjetër për Zojën e Shkodrës i është kushtuar në Itali dhe nga piktori shkodran me origjinë nga Dukagjini, Ndoc Martini, të titulluar “T’ikunit e Figurës s’Zojës s’Shkodrës”.
-Çfarë pritet të dalë në dritë nga konferenca shkencore ndërkombëtare?
Konferenca shkencore ndërkombëtare “Zoja e Shkodrës dritë e Shqipërisë” që do të mbahet më datë 22 prill 2017 do të hedhë dritë mbi të vërtetat historike, mbi raportin e gojëdhënës dhe mrekullisë së një përshpirtërie kardiake që është ruajtur në popull me një fanatizëm të zjarrtë.
Historia e Zojës së Këshillit të Mirë apo Zojës së Shkodrës do të hulumtohet nga studiues të fushave të ndryshme mbi aspekte të veçanta, duke analizuar kontekstin historik, bashkësitë e krishtera që vepronin, mbi dokumentet arkivore që ekzistojnë, por gjithashtu pjesë e konferencës do të jetë edhe teknika e punimit të afreskut dhe zbulimet e fundit mbi këtë.
-Kur prezantohet tabloja e restauruar?
Në kuadër të festimeve, të kremtimeve në këtë përvjetor historik, në vigjilje të festës së të Kremtës së Zojës së Këshillit të Mirë, më datë 25 prill do të bëhet prezantimi i tablosë së “Zoja e Shkodrës” me autor anonim, e cila është restauruar së fundmi në Palazzo Spinelli, Firenze, prill 2017, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës. Historia e kësaj pikture që i mbijetoi sistemit komunist duke mbartur mbi trup të gjitha plagët e kohës, shërbeu si sfond edhe në meshën e mbajtur në Kishën Katedrale nga Papa Gjon Pali II kur vizitoi Shqipërinë e sapodalë nga komunizmi. Rëndësia e kësaj pikture përtej vlerave artistike, është simbol i përshpirtërisë, i dashurisë amnore, i pranisë së Zojës në jetën e popullit.
-Kush është i dërguari i Papës për këtë kremtim?
Papa Françesku ka emëruar të Dërguarin e tij të Veçantë në Shenjtëroren Kombëtare të Shkodrës për 550-vjetorin e ardhjes së Zojës së Shkodrës në Genazzano (26 prill). Ati i Shenjtë Françesku ka emëruar Hirësinë e Tij Kardinalin Franc Rodé, C.M., Prefekt nderi i Kongregatës së Vatikanit për Institutet e Jetës së Përkushtuar e Shoqëritë e Jetës Apostolike, të Dërguar të Tij të Veçantë për kremtimin që të mbahet më 26 prill 2016 pranë Shenjtërores së Shkodrës, me rastin e 550-vjetorit të ardhjes së “Zojës së Shkodrës” në kishën e Genazzano-s, afër Romës, kushtuar Zojës së Këshillit të Mirë.

Advertisement

TE TJERA

Faqja në internet e kompanisë ajrore Asiana Airlines në Seul, të hënën pësoi një sulm kibernetik.

Sipas kompanisë, vandalët kibernetike sulmuar serverin e saj të internetit në orën 4:35 paradite, duke botuar një mesazh urryes ndaj shqiptarëve.

“Më vjen keq, Asiana Airlines, por bota ka nevojë për të kuptuar krimin kundër njerëzimit, të kryer nga derrat shqiptarë që ka prekur Serbinë”, lexohet në mesazh.

Më tej në mesazhi e shkruar  shkruhej se zemërimi vjen pasi bota nuk po jeton në paqe.

“Lufta është e kotë, unë gjithmonë dua të shoh një botë plot paqe dhe dashuri, por kur shoh tmerr të tillë si ajo që ka ndodhur në Serbi, pranoj se është e pamundur për të mbajtur botën në paqe, dhe për pasojë zemërimi vjen.”

Incidenti ndodhi në mëngjesin e të hënës dhe bllokoi hyrjen e konsumatorëve në faqen e internetit të kompanisë. Rezervimet dhe disa shërbime të tjera të tjera dolën jashtë përdorimit.

“Hakerimi nuk sulmoi drejtpërdrejtë kompaninë tonë, por supozohet të jetë bërë me qëllimin për të fituar vëmendjen e njerëzve në lidhje me çështjen serbe,” tha një zëdhënës i Asiana Airlines në një deklaratë.

Faqja tregonte një mesazh dhe imazhe grafike të monumentit “NEWBORN”, një skulpturë tipografike e ndërtuar në vitin 2008, kur Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia. Një tjetër imazh grafik kishte në krye dy njerëz maskuar dhe disa armë.

Projektligji më i ri që pritet të miratohet të martën e ardhshme në parlamentin turk propozon që përdhunuesit të falen nëse vendosin të martohen me viktimën e tyre. Të falen përdhunuesit nëse martohen me viktimat e tyre. Është ky propozimi shokues në Turqi nga partia e presidentit Erdogan, dhe që ka shkaktuar revoltën e opinionit publik.

Projektligji më i ri që pritet të miratohet të martën e ardhshme në parlamentin turk propozon që përdhunuesit të falen nëse vendosin të martohen me viktimën e tyre. Të falen përdhunuesit nëse martohen me viktimat e tyre. Është ky propozimi shokues në Turqi nga partia e presidentit Erdogan, dhe që ka shkaktuar revoltën e opinionit publik.

Projektligji më i ri që pritet të miratohet të martën e ardhshme në parlamentin turk propozon që përdhunuesit të falen nëse vendosin të martohen me viktimën e tyre. Të falen përdhunuesit nëse martohen me viktimat e tyre. Është ky propozimi shokues në Turqi nga partia e presidentit Erdogan, dhe që ka shkaktuar revoltën e opinionit publik.

Projektligji më i ri që pritet të miratohet të martën e ardhshme në parlamentin turk propozon që përdhunuesit të falen nëse vendosin të martohen me viktimën e tyre. Të falen përdhunuesit nëse martohen me viktimat e tyre. Është ky propozimi shokues në Turqi nga partia e presidentit Erdogan, dhe që ka shkaktuar revoltën e opinionit publik.

Projektligji më i ri që pritet të miratohet të martën e ardhshme në parlamentin turk propozon që përdhunuesit të falen nëse vendosin të martohen me viktimën e tyre. Të falen përdhunuesit nëse martohen me viktimat e tyre. Është ky propozimi shokues në Turqi nga partia e presidentit Erdogan, dhe që ka shkaktuar revoltën e opinionit publik.

Advertisement