19
Sh, G
2658 New Articles

Shkrimtari Skender Temali, poezi te mrekulleshme dedikuar mesuesit te tij

KULTURE
TIPOGRAFIA

Githçka do jepja këtë çast

-Mësuesit tim të letërsisë,
Nexhmi Bushati-

Tani që nxënësit kanë hartim
Unë nisa, shkrova këtë vjershë,
E vehten ndjeva gjimnazist
Plot me ëndrrime, gaz e shpresë.

Po komentojnë ata Bajronin,
Se “Çajld Haroldin” temë kanë,
Dikush zë flet me tamburxhinë,
Një tjetër me Ali Pashanë.

Ç’mu kujtua mësues Nexhmiu
Kur këtë temë na dha n’gjimnaz,
Ndaj Çajld Harold në çast u bëra
E çava detin me tallaz.

Se n’cilat brigje do të përplasem
Sot sigurisht atë s’e di,
Po që diku do të arrij
Këtë e them me siguri.

Nuk pashë vise si Çajld Haroldi,
Për sulme kënd nuk ngrita peshë,
Unë një poet stuhishë mbeta
E jetën gzova si një murgeshë.

Porse pas natës mëngjesi vjen
E dita shpraz si shend fëmije,
Mbase në këmbë ajo më gjen,
Ose t’përplasur si zog stuhie.

...Derdhen mendimet tallaz-tallaz,
N’fletore hidhen mendime t’mëdha,
Gjithçka do jepja unë këtë çast
Veç që të isha sot si ata!

1999

Skënder Temali