23
D, K
2555 New Articles

Përtej! nga Jola Poezi

KULTURE
TIPOGRAFIA

 

 

Foto © Justina FilipiFoto © Justina Filipi

 

 

 

Përtej!

Botë e Vogël,
e shtrenjtë për urinë teme të lirë.
Pus i thellë,
ku cdo diametër frymë m’merr vehten,
cehren,
fjalën.
Burg i përsosun, ti.
Qiell,
mbi krye sillen me krahë të shtrime sorrat,
retë,
“Liritë”.
Ikni t’tanë,
më leni në trupin tem.
U lutem , zenjineve të tokës,
Perëndise duerve,
mos më falni asnji send.
Jam unë, dikush me ftyrë prej të marri,
s’kërkoj kurgja,
se andrrat e kambëve, kpucët e zojave,
frakët e zotnive , s’më bajnë.
Jam destinue me e pa botën
n’fletushka të vogla,
monedha,
e dhambë të florinjte që rrezëllijne ndër buzë
që mish hane e s’dinë me puthe.
Une jam i lire
me këta sy kam pa horizonte tanë dritë
mandej “atë”,
që ma lidhi zemrën për nji kujtim.
Tash në verbni,
ZOTIN kam mik,
ha, fle e zgjohem në zhelet e mia aromë gjithmonë,
ikni,
mos më jepni gja,
në burgbotën tuej lashë andrrën e krejt dashninë.
Shpirt zdeshun
due me jetu përtej…

Jola Poezi