22
D, T
2803 New Articles

Për kë hoqi dorë prej teje, thuaji: Faleminderit!

KULTURE
TIPOGRAFIA
Faleminderit që hoqët dorë prej meje, faleminderit që besuat se nuk do të isha kurrë “mjaftueshëm e mirë” dhe që më bëtë të ndihem sikur nuk do të jem kurrë dikush që vlerësoni dhe respektoni.
Nëse nuk do të kishte qenë për mospranimin dhe refuzimin tuaj të vazhdueshëm, nuk do të kisha gjetur zërin tim, si edhe kurajon e forcën për të luftuar “zërat” tuaj duke zgjedhur të ndjek timin.
 
Faleminderit që hoqët dorë kaq lehtësisht, më mësuat si të luftoj për veten. Faleminderit që nuk më pritët, për të më dhënë një shans. Faleminderit që ishit të paduruar duke menduar se unë aq mund të ofroja. Faleminderit që më dhatë një të shtyrë drejt një vendi më të mirë, me njerëz më të mirë, të cilët më pranuan plotësisht duke më dhënë një arsye që të largohem nga ju përgjithmonë – një arsye për të mos parë më kurrë mbrapa.
Faleminderit që nuk ju mori malli kur u largova, faleminderit që nuk u përpoqët të më “rifitonit”, faleminderit që më treguat se vleja sa një hiç për ju. Ju më hapët sytë për të kuptuar se ishit plot me gënjeshtra, ishit falsë, asgjë juaja nuk ishte e vërtetë dhe ne, në të vërtetë nuk kishim asgjë të përbashkët.
 
Faleminderit për gënjeshtrat tuaja sepse pikërisht ato më thanë të vërtetën dhe, faleminderit për ikjen tuaj, sepse më bëri të gjej fillime të reja, rrugë të reja duke e lënë pas të shkuarën, ku ju ishit pjesë.
 
Faleminderit që më bëtë të ndihem se jam e vështirë për t’u dashur, faleminderit që zgjodhët njerëz të tjerë, faleminderit që më bëtë të ndihem e padobishme sepse më mësuat të shoh dobinë time, më mësuat të zgjedh veten pavarësisht gjithçkaje. Unë meritoj të pranohem me gjithë “difektet” e mia. Por më shumë se gjithçka: Faleminderit që më treguat se nuk ju meritoj…
 
Faleminderit që hoqët dorë, pikërisht atëherë kur kisha më shumë nevojë për ju. Dhe që e mbyllët derën, kur erdha të trokisja.
 
Më mësuat se si të jetoj, si të varem vetëm tek vetja dhe si ta gjej lumturinë larg jush. Ju më bëtë të kuptoj se unë nuk kam pse përkufizohem sipas mënyrës tuaj ose sipas mënyrës se si ju u sollët me mua. Ju më bëtë të kuptoj se mund të ripërkufizoj veten dhe jetën time.
 

Faleminderit që dolët nga jeta ime, tani e di se duke ju humbur ju, ishte e vetmja mënyrë për të gjetur veten. Di gjithashtu se nuk do t’i dorëzohem kurrë dikujt që do të heqë dorë prej meje kaq lehtë.

Faleminderit që hoqët dorë prej meje, në çastet kur nuk e dashuroja veten.

 
Tani po buzëqesh, sepse ajo që supozohet të ishte “tragjedi”, në fakt ishte fund i lumtur, për mua./ Rania Naim. (All the Things I Should Have Said)