19
Sh, G
2658 New Articles

Fotot e Marubit, qosheve të fshehura të qytetit

KULTURE
TIPOGRAFIA

Arti i rrugës ka zgjedhur këtë herë foto të Marubëve për t’i shndërruar në imazhe që qarkullojnë nëpër qytet.

Dy të rinj shkodranë, vajza me gërsheta që I bien deri në fustanin e bardhë dhe djaloshi me një kostum me prerje të kohës, realizuar vite më parë nga Marubi mund ti shohësh në muret e një pallati. “Street Art” *Arti i rrugës) i frymëzuar nga fotografitë e Marubit solli në ambjentet e muzeut një leksion interaktiv teoriko-multimedial me nxënësit e Liceut Artistik “Jordan Misja” Tiranë dhe Shkollës Artistike “Prenk Jakova” Shkodër, drejtuar nga artisti Ergin Zaloshnja, i cili u ndoq nga vendosja e fotografive me teknikën e sticker-art në disa zona të qendrës së qytetit.

Fotot e Marubit janë shpërndarë në qoshe të fshehura të qytetit ku është aplikuar kjo formë e artit të rrugës që përmes fotografisë, ngacmon kureshtjen e kalimitarit të përditshëm apo edhe të një vizitori duke u bërë kështu pjesë e imazhit të tij.

Street art është arti i rrugës, arti me të cilin shprehet kritika dhe aktivizmi, imazhet e street artit janë të drejtpërdrejta, vetëm në këtë mënyrë ato e shpojnë syrin e hutuar të kalimtarit modern. Një javë më parë artisti Ergin Zaloshnja e mbajtiu një bashkëbisedim për këtë formë arti në muzeun Marubi.