23
D, K
2555 New Articles

“G” – dramë sipas veprës satirike të Gjergj Fishtës

KULTURE
TIPOGRAFIA

“G” – dramë sipas veprës satirike të Gjergj Fishtës

Një skenar që të befason për elegancën e ngjizjes së elementeve moderne me ato të traditës, një lojë brilante e aktorëve shqiptarë dhe një mesazh që kumboi fort u bënë bashkë dhe sollën në skenën e Teatrit Shqiptar të Shkupit premierën e “G”. Satira e Gjergj Fishtës u përplas me forcë për të na treguar problemet shekullore të shoqërisë sonë që, si për ironi të fatit, janë aq aktuale edhe në ditët tona.

Skenografia, ndriçimi dhe muzika ishin aq në harmoni me njëra-tjetrën, sa e mbajtën të mbërthyer spektatorin, që shpërthente në duartrokitje sa herë Fishta, përmes zërit të aktorëve, thumbonte shoqërinë në etapat e ndryshme të saj.

Regjizori Sulejman Rushiti sollinë skenën e Teatrit Shqiptar të Shkupit një kryevepër, ndërsa muzika e Pasionarja Asllanaj u bë aleatja më e fortë e lojës së mrekullueshme të aktorëve: Adem Karaga, Vjollca Bekteshi Hamiti, Aida Elezi, Fisnik Zeqiri, Visar Etemi, Genci Mirzo, Dritëro Ame, Blerim Dardhishta. Shpresojmë që ta kemi këtë shfaqje brilante edhe në skenën e Teatrit “Migjeni” në Shkodër.

Pergatiti: Rozafa SHPUZA