21
Sh, T
2795 New Articles

"Dasma e vitit" Surprizat e veçanta te Turit dhe Orindës

KULTURE
TIPOGRAFIA

 
 
l
 

Dasma është një festë dhe muzika është adrenalina e saj. Por kush e ndoqi dasmën e Turit dhe Orindës kuptoi që muzika aty ishte shumë më shumë se sa një play-listë këngësh të zgjedhura nga DJ apo këngëtarët e ftuar. Çdo refren, çdo notë dhe çdo varg rrëfente për historinë e atyre të dyve, kujtimet, nostalgjitë dhe lidhjen me miqtë. Detajet po ashtu. Dekor ishte natyra dhe tema e dasmës ishin të qeshurat e miqve.

k

Prandaj kjo dasmë nuk ishte një festë llambadarësh me drita të forta që bien mbi mesin e sallës, vezullime kristalesh e qelqurinash, por një spektakël emocionesh, batutash dhe këngësh.

Le të fillojë show….
Me hyrjen e nuses, sigurisht…më në fund Turi, që i mbetën sytë nga hyrja e pa atë me fustan të bardhë.

nusja
Dhe premtimin e përjetshëm që ai i bëri…. “Nuk kam frikë nga e ardhmja sepse kam në krah një krijesë magjike që shpresoj të jetë nëna e fëmijëve të mi të shumtë. Gjithë jetën do përpiqem vetëm që mos të ikë ai shkëlqimi nga sytë e tu dhe buzëqeshja që ke gjithmonë.”
Dhe pastaj vallëzuan mbi re kolonën zanore të dashurisë së tyre, ‘Tonight’.

l
Nuk pati shumë suspansa valsesh e vallëzimesh të tipit ‘All of me’. Ishte një dasmë e veçantë në përzgjedhjet muzikore. Sepse mblodhi këngëtarë si Kozma Dushi, që nuk e shohim shpesh nëpër dasma dhe këngë të Parashqevi Simakut e Tonin Tërshanës. Ardit Gjebrenë, të cilin kishim kohë pa e dëgjuar të këndonte. Megjithatë, kur këndoi ‘Ditë dimri’ me Aleksandër Gjokën na u duk sikur nuk e kishte hequr kurrë mikrofonin nga dora. Dhe si gjithmonë Aurela, që është shpirti i gjallërisë së dasmave.

 


Dhe ajo që nuk dinte askush….një këngë që Turi kishte bërë për Orindën dhe ia këndoi aty, duke emocionuar të gjithë.


Hajde flasim për më vonë, për atë që na pret.
Ditë të mira, ditë të këqija, në të mirë dhe në të keq.
Unë marr jetë nga ty, ti merr jetë nga unë.
Bashkë u rritëm, bashkë do plakemi, do të dua dhe më shumë.
Ndoshta do thyejmë pjata, ndoshta zgjojmë dhe komshinjtë.
Rëndësi ka fundi i filmit, dhoma jonë, unë dhe ti, e di vetë ti…
Gjithmonë si hera e parë, e mban premtimin, sytë t’i dua të gjallë.
Më beso Orinda… ndoshta kam edhe pak frikë,
kur të bëhemi tre, çfarë do të ndodhë me ne?!
Më kap paniku herë pas here, pastaj më kujtohesh ti.
“Turjan kur ka dashni, gjithçka është mrekulli”. Nga atje sipër
kam bekimin me ty në përjetësi.
Të dua Orinda Huta, të dua dhe ti e di.
Dua 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8 beba
Të dua, të dua, të dua, të dua sa të jetë jeta.

Dhe çunat që i kujtuan Turit se martesa nuk do të ishte gjithmonë vaj, si ajo festë që ai po shijonte në ato momente.

Një dasmë që nuk mbajti ulur askënd. Të moshuar e fëmijë, madje dhe poltikanë, u tërbuan të gjithë….

veliaj
Një spektakël fishekzjarresh ndriçoi fytyrat e tyre.

orindaaaa
…Dhe ata jetuan përgjithmonë të lumtur

lo