25
H, SH
2759 New Articles

Vdes këngëtari legjendar Glen Campbell

KULTURE
TIPOGRAFIA

Këngëtari legjendar i viteve 1960 dhe ’70, Glen Campbell ka humbur jetën në moshën 81 vjeçare pas një lufte të gjatë me Alzheimer.

Ai vdiq të martën në mëngjes në Nashville dhe lajmi është konfirmuar nga familjarët e tij.

“Me zemër të thyer njoftojmë ndarjen nga jeta të bashkëshortit, babait, gjyshit, këngëtarit dhe kitaristit legjendar Glen Travis Campbell, në moshën 81-vjeçare, pas një beteje të gjatë dhe të guximshme me sëmundjen Alzheimer.”

Campbell njoftoi në qershor të vitit 2011 se ishte diagnostikuar me sëmundjen Alzheimer dhe se ajo ishte në fazat e saj të hershme në atë kohë.

Kitaristi i famshëm ishte një nga yjet më të mëdhenj të viteve 1960 dhe 1970. Ai shiti më shumë se 45 milionë rekorde, kishte 12 albume ari dhe 75 hite.

Campbell luajti së bashku me John Wayne në filmin True Grit të vitit 1969.

Këngëtari ishte nga një qyetet i vogël i Billstown, Arkansas dhe filloi që të luajë kitarë kur ishte vetëm 14 vjeç frymëzuar nga Django Reinhart në shkollë. Më pas u zhvendos në Wyoming dhe luajti në bare e lokale të ndryshme, përpara se të shkonte në Los Anxhelos dhe të mbante  koncert me grupin e njohur të muzikës The Wrecking Crew.