18
Sh, N
2975 New Articles

Vesi i te qenit jo i lumtur!

KULTURE
Typography

Nga Jack Folla

 

Vesi i te qenit jo i lumtur! 

 

Çfare na ben te zgjohemi ne mengjes te zemeruar dhe dembel?

 Pse dalim nga shtepia me trupin plot inat?

 

Cinik dhe te zhgenjyer ne sillemi e risillemi si kafshe te terbuara te mbajtura ne kafaz.

 

Mjeket thone qe duhet te sillemi ndryshe, por atehere pse vazhdojme keshtu?

 

A e keni menduar ndonjehere se mund te jeni ju vete autoret e palumturise  tuaj? Besoj se po.

 

Atehere te bejme nje para.

 

Amund te jete qe palumturia te jete kthyer ne nje ves, thuajse thuajse te kendshem , nje ves komod!

 Secili prej nesh te pakten 5 minuta ne jeten e tij e ka provuar etjen e eger te lumturise.

 

Por a jeni te sigurte se do deshironit me te vertete ta provonit serisht?

 

E verteta eshte se lumturia te tmerron, dicka e tille si nje film horror.

 

Kur e sheh se kaloi ai minute lumturie, rreshket ne ankth si nje ashensor me litaret e keputur.

 

 Dhemb po te rrezohesh nga lartesite e lumturise ne krahet e mediokritetit.

 

Me mire pa shumë ndryshime, pa shumë surpriza, të armatosur deri në dhëmbë kundër te pararashikueshmes qe na servir jeta.

E ne fakt , jeta vete nuk troket me ne porten tende, ditet jane te gjitha njesoj dhe asnje person te jashtezkonshem nuk doe e pranoje ne nje takim..

 

E megjithate ti e di mire se vetem e papritura e ketyre takimeve rastesore mund te te pasuroje, ne te kundert sdo arrisht asnjehere te thyesh zinxhiret e tu.

 

 Por ti nuk e ben, ke frike, nje frike te maar nga idea se do vuash.

 

Kjo eshte sindroma e vëllait të engjëjve të rënë.

 

Ke ndertuar nje kafaz me duart e tua e madje te pelqen, mos e moho, perndryshe hekurat e kafazit do i thyeje.

 

 Pse cfare duhet te bej thua ti.

 

"Te rrezikoj jeten per nje dite lumturi"?!.

 

Epo ndoshta duhet ta besh, mund te jete vetem nje dite, nje muaj , nje vit , por mos e mbaj valixhen gati, plaget e hapura dhe veshet e ngritur per grindje.

 

 Ne fakt eshte kjo qe ti do, te turfullosh qe ne mengjes, te kesh konfuz gjate gjithe dites dhe te te shpikesh shkaqe per mjerimin tend.

 

Mediokriteti është e drejta juaj, , ta kemi te qarte , por kërkimi i lumturisë, detyra juaj.

 Nëse vertet deshiron te jetosh.

 Nëse do te jesh  njeri!

 

 

 

© eetimes.al