23
Sh, SH
2745 New Articles

"Mesia" i artit shqiptar, Dom Artur Jaku dedikim per Kole Idromenon

KULTURE
TIPOGRAFIA

 

Kole Idromeno ka vulosur artin dhe arkitekturen ne Shkoder, duke bere qe ky qytet te merrte pamje perendimore dhe ti largohej vite larg mjerimit te kohes.

 

Ne pervjetorin e lindjes se tij, famullitari i Shkodres Dom Artur Jaku ka nje dedikim te vecante per artistin multidimensional

Në "Jerusalemin" shqiptar, në Shkodër, 157 vite më parë lindi 'mesia' e artit realist, një përsosje e ngjyrave të realitetit që nuk ishin parë e as ndjerë më herët, një rrugëtim i ri me një vizion elegant arti, që flet nën mantelin e veshjeve kombëtare, përqafon doktrinat nën rrudhat e personazheve, filozofon me artin e punës, katekizon me simbolika.

 

Sot në ditën e lindjes së Kol Idromenos, të gjitha rrugët të çojnë tek madhështia e artit të tij, tek soditja e muzikalitetit të heshtjes, që persosmërisht përkryhet në të!