20
H, N
3024 New Articles

"Amanetin e fundit ja la Shkodres", ndahet nga jeta Marjan Shestani

KULTURE
Typography

Është ndarë nga jeta në moshën 80 vjecare mengjesin e se henes, nje emrave te njohur te letrave ne Shkodër Marjan Shestani. Ai ka nderruar jete ne Tirane, atje ku jetonte prej vitesh, nderkohe qe pasuria letrare qe ai ka  lene pas per Shkodrën ka nje game te gjere. Shestani renditet ne emrat e medhenj të letersisë në Shkodër ku se fundmi, ketij qyteti, ku lindi dhe kontribui për shumë kohe, i kushtoi edhe librin e tij të fundit në 80 vjetorin e lindjes, “Shkodra, kontributet në traditat kulturore e artistike shqiptare”, një vellim ku rrefehet Shkodra djepit e ma tej metropolit të dijes e kulturës shqiptare, që, qysh në vitet e mugëta të Mesjetës sonë të vështirë e të Rilindjes sonë Kombtare, dijti me vlerësue, me krijue e me vu veprën e vet kulturore në themel të ruejtjes së gjuhës shqipe e të ngritjes së ndërgjegjës historike e kombtare; Shkodrës, që dijti aq bukur me folë, me shkrue e me këndue, ashtu sic dijti po aq bukur edhe me heshtë, kur kishte shumë cka me thanë, por kur heshtja ishte urti e trimni, e kur shpesh ajo fliste edhe ma bukur se fjala, atëherë kur shkodranët e mendshëm dijtën aq bukur heshtjes me i dhanë za;

 

Marjan shestani ne vitin 2014-të, promovoi në Shkodër librin për Bik Pepen, një pasuri për artin dhe kulturën Shkodrane. Homazhet ne nderim të Marjan Shestanit do të zhvillohen të martën në orën 10:00 në hollin e teatrit Migjeni