21
Sh, T

Video/ SHBA nis bombardimet kundër qeverisë së Assad pas sulmit me lëndë kimike në Siri

BOTA
TIPOGRAFIA

Ashtu sikurse paralajmëroi në fjalimin e tij të para disa ditëve, presidenti i SHBA, Donald Trump ka nisur sulmin bombardues ndaj regjimit të Bashar-al-Assad në Siri.

59 luftanije me raketa Tomahawk u nisën për në Mesdhe në mesnatë dhe tashmë kanë filluar bombardimet në aeroportin Shayrat pranë Homs, ku ndodhen avionët, strehimoret, furnizimet me municione dhe radarët e ushtrisë së Assad.

Trump e ka bërë përgjegjës diktatorin sirian Bashar Al Assad si përgjegjës për sulmin kimik ndaj civilëve të pambrojtur duke thënë se luftën do ta dërgojë deri në fund.

Nga ana tjetër qeveria e Assad dhe aleati i tyre kryesore, Rusia e kanë konsideruar sulmin e SHBA-së një agresion.