21
Sh, T

Tmerr në Suedi/ Një kamion hyn mes turmës së njerëzve në Stokholm, 3 të vdekur

BOTA
TIPOGRAFIA

Një kamion ka hyrë mes turmës së njerëzve në Stokholm të Suedisë, njoftojnë mediat vendase.

Kamioni hyri në rrugën Klarabergsgatan, e cila është një ndër më të frekuentuarat nga këmbësorët, ndërsa nga ngjarja njoftohet për 3 te vdekur dhe disa të plagosur.

Sipas dëshmitarëve janë dëgjuar edhe disa të shtëna me armë zjarri. Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për sulm terrorist.

Kamioni u përplas më një turmë njerëzish që kishin dalë jashtë një qendre tregtare në kryeqytetin suedez. Në pamjet e publikuara nga mediat e huaja shihen njerëz që vrapojnë të tmerruar si dhe disa të tjerë të shtrirë në rrugë. Gjithashtu në pamje shihen edhe shenjat e gomave të kamionit.

 

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka evakuuar banorët.