29
H, M

Rinia gjermane më mikpritësja në Europë për emigrantët

BOTA
TIPOGRAFIA

Brezi i ri në Gjermani është më i prirur të mbështesë emigrimin, sesa çdo rini tjetër europiane edhe pse është vënë re një rrije e skepticizmit dhe negativitetit përkundrejt emigracionit pas ngjerjeve terroriste të ditëve të fundit.

Një studim nga rrjeti mediatik “ZDF”, i cili ka përfhirë më shumë se 1.000.000 të rinjë në 35 vende, tregon se më shumë se gjysmit e të rinjve në grup-moshën 18-34 vjeç nuk kanë besim tek institucionet e tyre qeverisëse dhe fetare, ndërkohë që pak më pak se 50% e tyre shprehen pesimistë për të ardhmen.

Në lidhje me çështjen e emigrimit janë anketuar më shumë se 200.000 të rinj në 11 vende europiane. Rreth 80% e të rinjve gjermanë të anketuar besojnë se emigrimi sjell një pasuri kulturore dhe diversifikim pozitiv në shoqëritë e tyre.

Në përgjithësi një mesatare për 73% e të rinjve europianë e shohin proçesin e emigracionit si diçka pozitive dhe ndihen komodë në një shoqëri multi-kulturore.

Vitin e kaluar në Gjermani kanë ndodhur mbi 35.000 sulme mbi emigrantët dhe kërkuesit e azilit dhe 2,545 sulme mbi emigrantë që tashmë jetojnë ligjërisht në shtetin gjerman.

Kancelarja Merkel është përballur me shumë sulme për shkak të politikës së saj të dyerve të hapursa për refugjatët dhe pasojat që ka sjellë kjo hapje. Kujtojmë se në periudhën e Krishtlindjeve një azil kërkues nga zona e luftës Anis Amri goditi kalimtarët me kamion duke vrarë 12 persona dhe duke plagosur 50 të tjerë.