29
H, M

Mediat serbe: Hashim Thaçi padron i drogës dhe trafikimit të armëve e naftës

BOTA
TIPOGRAFIA

Gazeta serbe Blic, në një artikull që do të publikuar sot e ka quajtur Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, padron të drogës dhe të trafikimit të armëve e naftës.

Në faqen e parë të kësaj gazete për datën 17 prill është vendosur fotografia e Thaçit dhe titulli “Thaçi, Padron i drogës dhe i trafikimit të armëve e naftës”.

Kjo gazetë serbe pretendon se ka zbuluar detaje të panjohura deri më tani “për mafian shqiptare në Kosovë”.

Bilc shkruan se nesër do të zbardhë se “cilat klane kriminale udhëheqin me Kosovën?”.
“Vrasjet e përgjakshme, ndërlidhja e krimit me politikën, raportet me mafinë në Shqipëri, Çeki, Bullgari dhe Maqedoni”.

 

Blic edhe në të kaluarën ka pasur shkrime kundër lidershipit kosovar, e atij shqiptar, por jo rrallë, ato që gazeta i ka quajtur fakte, më shumë kanë qenë përshtypje editoriale të tyre.
s_1492413539-9304291