21
Sh, T

Foto/Mbretëresha Elizabet viziton të plagosurit e sulmit të Manchesterit në spital

BOTA
TIPOGRAFIA

Mbretëresha Elizabet ka dënuar ashpër sulmin e ndodhur mbrëmjen e së hënës në Manchester gjatë koncertit të Ariana Grandes.

Ditën e sotme ajo ka vizituar në spital të plagosurit e këtij sulmi, duke falenderuar kështu edhe mjekët për kujdesin e veçantë. Elizabet gjithashtu ka takuar edhe fmiljrët e të plagosurve duke i uruar shërim të shpejtë për të dashurit e tyre.

Aktualisht ndodhen të shtruar në 8 spitale rreth 75 persona, ndërsa në spitalin ku ishte e pranishme Mbretëresha 91 vjeçare ndodheshin 14. Mjekët e spitalit e kanë pritur me nderime Mbretëreshën, ku në fund të vizitës ajo shprehu mirënjohjen e saj./Opinion.al