18
Mer, T

Vritet Lavdrim Muhaxheri, ja cfare shkruan i vellai ne facebook

BOTA
TIPOGRAFIA

Lavdrim Muhaxheri ka mbetur i vrarë gjatë një sulmi të kryer nga ushtria amerikane ndaj Shtetit Islamik. Lajmin për vdekjen e tij e konfirmon i vëllai, nëpërmjet një statusi në Facebook, por konfirmohet edhe nga mediat kosovare. “Allahu të e pranojë atë në mesin e shehidave, pejgamerëve e njerëzve të mirë”, shkruan vëllai i Lavdrim Muhaxherit.

Muhaxheri u bë i njohur për kërcënimet ndaj Shqipërisë dhe Kosovës, por edhe për thirrjen për të qëlluar mbi futbollistët izraelitë gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael të vitit të kaluar, gjë që solli edhe marrjen  e masave të forta të sigurisë nga autoritetet shqiptare. Muhaxheri ishte drejtues i shqiptarëve në ISIS.

/Tiranapost.al