17
E, G

Kosovë, mbyllen qendrat e votimit; “Exit poll”: Krahu i luftës fiton zgjedhjet

BOTA
TIPOGRAFIA

Mbyllen qendrat e votimit në Kosovë. Menjëherë, pritet të fillojë numërimi i votave brenda qendrave.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën 19:00 në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë kanë votuar 41.38 për qind e qytetarëve me të drejtë vote. Pjesëmarrje kjo e ulët.

E kundërta ndodhi me serbët, të cilët dolën të shumtë edhe pas thirrjes së Beogradit. Dita ishte e qetë, ndërsa forca të shumta policie kishte në Leposaviç. Në orët në vijim pritet të shpallet koalicioni fitues.

Korrespondenti i Top Channel raporton se procesi ishte i qetë, ndërsa për rezultatet e para zyrtare duhet të presim orën 22:00. Megjithatë, menjëherë pas përfundimit të procesit të votimit kanë dalë edhe “exit poll”, të cilat shpallin fitues koalicionin e luftës PDK, AAK, NISMA.

Në gjithë Kosovë janë hapur 889 qendra votimi me gjithsejtë 2490 vendvotime, derisa numri i votuesve është 1 milion e 872 mijë e 941 votues.