18
Mer, T

Incidenti - Gjashtë të plagosur në një sulm me acid në lindje të Londrës

BOTA
TIPOGRAFIA

Gjashtë persona mbetën të plagosur në afërsi të një qëndre tregtare në Stratford, në lindje të Londrës, gjatë një sulmi me acid.

Policia u thirr në Stratford Center, përballë Westfield, pak para orës 20:00, pas një grindje midis dy grupeve të meshkujve ku u hodh një substancë e dëmshme.

Ekipet e ambulancës trajtuan gjashtë persona në vendin e ngjarjes për lëndimet e tyre dhe tre prej tyre u dërguan në spital.

Fillimisht u fol për një sulm të koordinuar nga një bandë të rinjsh, të cilët i ishin vërsulur  njerëzve duke i spërkatur me acid.  
Por policia më pas sqaroi se të gjithë të plagosurit ishin përfshirë më herët në konflikt mes tyre dhe se paraprakisht incidenti nuk po trajtohet si një sulm me sfond terrorist. Megjithatë hetimet vazhdojnë.

“Dua të jem shumë i qartë në lidhje me këtë incident. Ajo që fillimisht mund të jetë perceptuar si një numër sulmesh të rastësishme, ka qenë një incident që ka përfshirë dy grupe meshkujsh.

Askush nuk pësoi lëndime të rrezikshme për jetën.Policia ka arrestuar një 15 vjeçar për sulmin.