19
D, N

Vrasja e Kennedy/ Trump do të publikojë dosjet sekrete

BOTA
Typography

Donald Trump do të lejojë deklasifikimin e dosjes së vrasjes së ish-presidentit John Kennedy.

Presidenti amerikan deklaroi se dokumentet sekrete të 22 nëntorit 1963 do të bëhen publike.

Rreth tre mijë dokumenta qëndrojnë ende në arkivin shtetëror amerikan. Në vitin 1992 hyri në fuqi një ligj që urdhëronte publikimin e këtyre dosjeve brenda 26 tetorit 2017.

Vendimi u mor për të garantuar transparencë dhe për të hequr dyshimet për komplote që kanë rrethuar prej vitesh atë që njihet si “vrasja e shekullit”.

Më 22 nëntor 1963 Xhon Kenedi, presidenti i 35-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës u vra në Dallas nga tre të shtëna me snajper që tronditën gjithë botën. Për vrasjen e tij u arrestua Li Harvei Osvald, por ngjarja la gjurmë në historinë e SHBA-ve për impaktin që pati në politikën amerikane.