19
D, N

Katalonja shpall Pavarësinë nga Spanja

BOTA
Typography

Parlamenti i Katalonjës ka votuar pro shpalljes së Pavarësisë, duke u shkëputur kështu nga Spanja dhe duke aprovuar Kushtetën e Republikës katalanase.

Opozita e bashkuar nuk ka marrë pjesë në votim.

Pas diskutimeve që nuk kanë zgjatur shumë, parlamenti katalanas i është drejtuar votimit të fshehtë, nga ku shumica votoi pro shpalljes së njëanshme të pavarësisë.

70 deputetë katalanas votuan pro shpalljes së pavarësisë dhe vetëm 10 prej tyre i thanë jo shkëputjes nga Madridi, ndërkohë që opozita e kishte bojkotuar seancën.

Më herët, kryeministri spanjoll deklaroi se nuk kishte rrugë, tha Rajoy, përveçse të shkarkojë Presidentin katalanas Carles Puigdemont, zëvendësin e tij dhe të gjithë ministrat rajonalë dhe të aktivizonte nenin e kushtetutës që vendos autoritetet të drejtpërdrejtë të Madridit mbi rajon.

Fjalimi i kreut të ekzekutivit u prit me duartrokitje në Senat, ku partia e tij popullore ka shumicën.

“Masat e jashtëzakonshme janë të nevojshme sepse nuk ka zgjidhje tjetër për Katalonjën përveç rikthimit të ligjit, demokracisë dhe stabilitetit. Qeveria e atjeshme po përçan familjet e po gjymton shoqërinë. Njerëzit kanë vuajtur që tani mjaftueshëm; paqartësia e situatës ka larguar bizneset nga rajoni. Ajo që u nevojitet katalanasve nuk është mbrojtje nga imperializmi spanjoll, siç i thonë ata, por nga një minorancë që në mënyrë të patolerueshme e shpallin veten pronarë të Katalonjës”, tha Rajoy.