29
H, M
2388 New Articles

Propozimi shokues i partisë së Erdogan (3)

RAJONI
TIPOGRAFIA

Projektligji më i ri që pritet të miratohet të martën e ardhshme në parlamentin turk propozon që përdhunuesit të falen nëse vendosin të martohen me viktimën e tyre. Të falen përdhunuesit nëse martohen me viktimat e tyre. Është ky propozimi shokues në Turqi nga partia e presidentit Erdogan, dhe që ka shkaktuar revoltën e opinionit publik.

Projektligji i cili do të diskutohet të martën në parlament, synon të heqë ndëshkimin për dhunën seksuale tek të miturit nëse akti ndodh me pëlqimin e të dyve dhe autori i saj vendos të martohet me viktimën. Reagimi nga opozita ka qenë i ashpët dhe i menjëhershëm, e shqetësuar për faktin se nëse një projektligj i tillë miratohet do të lejonte anulimin e dënimeve për burrat e shpallur fajtorë për përdhunimin e të miturave. Në rrjetin social Tuiter kanë qenë me mijëra që kanë shprehur indinjatën me Hashtag-un “Përdhunimi nuk mund të ligjërohet.” Por dhe shumë organizata të të drejtave të njeriut kanë reaguar ndaj këtij propozimi duke thënë se ligji i mbështetur nga partia e Erdoan mund të rëndonte edhe më shumë fenomenin e nuseve – fëmijë, që është shumë i përhapur në Turqi. Qeveria i ëshët përgjigjur kritikave të shumta duke thënë se ajo që lexohet në media dhe në rrjetet sociale është vetëm një shtrembërim i idesë me të cilën është krijuar ky projektligj. Ministri tukr i drejtësisë Bekir Bozdag u shpreh në mbrojtje të kësaj teze duke thënë se objektivi është evitimi i pasojave ligjore ku përplasen ciftet që kanë marrëdhënie intime me pëlqimin e njëri-tjetrit dhe dëshirojnë të martohen para se të mbushin moshën. Martesat që përfshijnë të miturit, shtoi Bozdag, fatkeqësisht janë një realitet në Turqi por burrat e përfshirë nuk janë përdhunues të dhunshëm.