23
D, K
2555 New Articles

“Islam Dizdari, mësuesi, pedagogu, drejtuesi”

SOCIALE
TIPOGRAFIA

Në kuadër të 25 vjetorit të Medresesë Haxhi SHesh Shamia, është organizuar në ambjentet e Hotel Colosseo në Shkodër, simpoziumi shkencor, “Islam Dizdari, mësuesi, studiuesi, drejtuesi”. Të pranishëm në këtë aktivitet kanë qënë drejtues të këtij institucioni, drejtues te pushtetit vendor si dhe perfaqesues te universitetit të Shkodrës.

Drejtori i Medresesë, Kujtim Dervishi, vlerësoi këtë personalitet të arsimit në Shkodër. Kryetarja e Qarkut të Shkodrës Greta Bardeli, e pranishme në këtë aktivitet, u ndal tek rëndësia e evidentimit të këtyre figurave, të cilët kanë përgatitur breza të tërë nëpërmjet dijes. Ky aktivitet është mbështetur edhe nga Shoqata Istanbul e cila prej vitesh është inicuese e promovimit te vlerave të arsimit ….RIDVAN SEFERAJ – SHOQATA “ISTANBUL” Islam Dizdari për vite me radhë ka dhënë kontributin e tij në fushën e arsimit, në disa zona të qarkut Shkodër, ndërkohe që kontributi i tij është shquar edhe si pedagog në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”