29
H, M
2388 New Articles

Ndërtuesit, për çdo 2 mijë metra ndërtim, 50 duhet t’i kalojnë në fondin publik

SOCIALE
TIPOGRAFIA

Qeveria ka depozituar në Kuvend projektligjin e ri për strehimin social.

Një ndër risitë e projektligjit të ri është mënyra e bashkëpunimit me sektorin privat, që vlerësohet se do të jetë një kontributor i krijimit të fondit publik për strehimin social.

Bashkëpunimi është konceptuar në këtë mënyrë: çdo shoqëri ndërtuese ose investitor që, investon dhe kryen ndërtime me sipërfaqe ndërtimore banimi për efekt përfitimi, për 2 000 m2 , siguron kalimin pa shpërblim e të paktën 50 m2 sipërfaqe funksionale dhe që të plotësojë kushtet e një strehimi të përshtatshëm, në favor të fondit publik, të banesave sociale me qira. Këto 50 m2 , në rast pamundësie për t’u dhënë në sipërfaqen ndërtimore të banimit që ndërtohet, mund të jepen në një sipërfaqe tjetër ndërtimore banimi.

“Nëse një subjekt që aplikon për leje zhvillimore për ndërtim banese, për efekt përfitimi, kërkon rritje të volumit të ndërtimit, krahasuar me standardet e  miratuara në planin vendor dhe vetëm atëherë, kur bashkia ka miratuar një plan vendor, mund t’i akordohet shtesa në volum, përkundrejt përfitimit të një sipërfaqeje ndërtimi, në favor të bashkisë. Brenda këtij programi parashikohet edhe mundësia e blerjes së banesave sociale në treg që i shtohen fondit të banesave sociale me qira, e cila realizohet në ato raste kur ndërtimi i banesave të reja kushton më shumë se sa vlera e banesave në treg” shkruhet në relacionin e nismës.

SCAN