24
H, P
2107 New Articles

Zbardhet pr.ligji për “Strehimin social”- Shteti garant mes individit dhe bankës

SOCIALE
TIPOGRAFIA

Rreth 230 familje pritet të përfitojnë nga programi i qeverisës për banesat sociale.

Projektligji për strehimin social është dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë dhe pritet të diskutohet në komisionet parlamentare. Qeveria argumenton se në 2016 u financuan rreth 98 milionë lekë dhe përfituan 187 familje. Ndërsa për këtë vit fondet e miratuara shkojnë në 120 milionë lekë.

Për ndërtimin e banesave të reja sociale qeveria parashikon skemën e PPP-ve. Ndërsa për familjet që nuk mund të shlyejnë kreditë, shteti përfshihet si palë e tretë mes bankave dhe individëve.

Projektligji thuhet se ka si synim krijimin e mundësive për strehim të përshtatshëm dhe të përballueshëm, duke u mbështetur në aftësitë paguese të individëve dhe familjeve që kanë nevojë për strehim dhe që kanë nevojë për dorën e shtetit.

Nisma e ekzekutivit përmban disa programe strehimi si: Programi i banesave sociale me qira, programi për përmirësimin e kushteve të banesave ekzistuese ose deri në një ndërtim të ri; programi i banesave me kosto të ulët, krijimi i strehave të përkohshme dhe programi i banesave të specializuara.

Për herë të parë parashikohet edhe mënyra se si sektori privat kontribuon në krijimin e fondit publik. Çdo shoqëri ndërtuese që kryen ndërtime me sipërfaqe banimi për efekt përfitimi, për 2 000 m2 , siguron kalimin pa shpërblim e të paktën 50 m 2 sipërfaqe funksionale, dhe që të plotësojë kushtet e një strehimi të përshtatshëm, në favor të fondit publik, të banesave sociale me qira. Në projektligj është përfshirë edhe garancia e shtetit kur kushtet ekonomike të përfituesit kredimarrës të programit të Banesave me Kosto të Ulët përkeqësohen dhe të ardhurat e tij ulen në mënyrë të tillë që nuk ka mundësi të vijojë shlyerjen e mëtejshme të kredisë, institucioni investues mund të sigurojë institucionin që menaxhon kredinë si dorëzanës për shlyerjen e kredisë së përfituesit.

Shteti mund të sigurojë institucionin që menaxhon kredinë me garancinë e vënies në hipotekë të një banese nëpërmjet Entit Kombëtar të Banesave, për shlyerjen e kredisë së përfituesit.