20
H, N
3024 New Articles

Çela: 300 mije euro donacione per urgjencen!

SOCIALE
Typography

Banorët e Shkodrës do të përfitojnë një shërbim më të shpejtë dhe më efikas të urgjencës mjekësore, pas riorganizimit të këtij shërbimi jetik në territor.Se fundmi qeveria italiane ka dhuruara si donacion per spitalin e shkodres paisje te specializuara si defibilator, monitor,eko portabel, barrela levizese dhe krevate qe kapin shifren e 300 mije eurove.Kjo konfirmohet nga drejtori spitalit te shkodres Perparm Cela . 

 

Sa i takon sherbimit me mjeke roje ne 24 ore per urgjencen  spitalit ka nje grafik dhe fale kesaj sherbimi I urgjences mbulon nje sherbim me te shpejte per banoret e shkodres e me gjere…

 

Sistemi i urgjencës deri më sot i decentralizuar, ku vendqëndrimi i autoambulancave ishin përgjithësisht në spitale, ofron tashmë një organizim të ri, ku për herë të parë, autoambulancat do të jenë të stacionuara edhe në qendra të tjera të qarkut, përveç qytetit të Shkodrës, në mënyrë që të sigurohet një mbulim sa më i gjerë dhe më i plotë i territorit.Riorganizimi i shërbimit të urgjencës ne spitalin e shkodres synon ndryshimin cilësor të këtij shërbimi”Për Qarkun e Shkodrës, me një popullsi prej 215 mijë banorësh, me 31 njësi, 254 fshatra dhe qytete, një Spital Rajonal dhe dy spitale lokale, numri i autoambulancave bëhet 9 nga 5 që kanë qenë deri më sot. Me riorganizimin e këtij shërbimi, përveç autoambulancave të reja, Qarkut të Shkodrës i shtohen 16 infermierë, 15 shoferë dhe një kordinator.

 

 

/antena tv