29
E, Q
2471 New Articles

Ndryshon sërish moti! Ja çfarë na pret në fundjavë

SOCIALE
TIPOGRAFIA

Pas gati një javë me reshje dhe temperatura të ulëta, duket se më në fund po rikthehet pranvera dhe moti normal për fund-prilli.

Kjo fundjavë do të dominohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare, më të dukshme në zonat malore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në vlerat minimale, ndërsa rritje më e ndjeshme e temperaturave 3 – 4 gradë Celcius do të ketë në vlerat maksimale të ditës.

Megjithatë, zonat malore gjatë orëve të natës do të përballen me temperatura deri në minus 6 gradë Celcius.

Të shtunën, bregdeti dhe terrenet e larta malore do të jenë më problematiket sa i përket erës, që do të ketë një shpejtësi mbi 50km/orë. Pritet që situata të ndryshojë të dielën megjithatë gjatë ditëve të para të javës, të martën dhe të mërkurën do të forcohet përsëri.

Këtë fundjavë nuk priten reshje, përjashtuar terrenet e larta malore, në zona mjaft të kufizuara mund të ketë reshje të dobëta dëbore, që do të ngrijë gjatë natës. Të dielën në zonat malore, gjatë pasdites ka mundësi për reshje të izoluara, kryesisht në veri.