22
D, T
2803 New Articles

Frazat shqiptare që na kanë ardhur në majë të hundës dhe nuk i ha më njeri

SOCIALE
TIPOGRAFIA

Sikur të na jepnin para sa herë dëgjojmë këto shprehje në përditshmërinë tonë, me siguri do ta nxirrnim Shqipërinë nga kriza ekonomike, po meqë as për këtë nuk na hyjnë në punë, si thoni t’i zhdukim njëherë e mirë nga fjalori? Nuk janë më aspak të besueshme dhe nuk i hyjnë në punë as dreqit. Bëni diçka të zgjuar, ndërkohë që ne ju listojmë të gjitha shprehjet që na janë bërë gangrenë, ju mendoni për ca të reja për t’i zëvendësuar. Jini kreativë!

 

1
‘Kam pasur vetëm dy të dashur përpara teje’

Po siguriiisht. Janë gjithmonë dy! Ai i pari me të cilin u lidhe në një moshë të vogël, dashuria platonike që fatkeqësisht nuk eci dhe ti e vuajte kaq shumë ndarjen. Dhe i dyti, gabimi yt për të harruar të parin. Po me atë nuk bërë gjë. ‘Ai të futi vetëm pak kokën(???!!!!!!!)’ Kjo na çon tek shprehja e dytë:

2
‘Më futi vetëm kokën’

A mundet dikush të na shpjegojë kuptimin e frazës më absurde të të gjitha kohërave? Pra porsi një struc, djaloshi futi kokën, nuk i pëlqeu ajo çka pa...dhe u step? Ëhë, ka kuptim.

3
‘E futën kot në burg’

Se kupton ti si ishte puna, ai s’kishte lidhje fare po qëlloi aty. Hajd më, e futën që e futën ta mbarojë si punë. Burgu për burrat është.

4
‘E humba për një ndeshje’

Mallkuar qoftë ajo ndeshje e ndyrë që vazhdon të të zbrazë xhepat. Ende nuk e ke kuptuar që NUK bën për këtë punë? Hiq dorë, të lutem.

5
‘Tek partneri vlerësoj sinqeritetin’

Po dhe e di për çfarë do të ishit të përkryer ju të dy? Për një lojë ‘Big Brother’ këtë vit. ‘Hej shiko të tradhëtova me një kolege një javë më parë’. ‘Oh zemër e adhuroj sinqeritetin tek ty. Prandaj të dua’.

6
‘Nuk jam e shëndoshë, kam kockën e rëndë’

Janë gjithmonë ato vajza (edhe djem) që thjesht nuk mund të bashkëjetojnë me faktin se kanë disa kile të tepërta. Dhe vazhdojnë të justifikojnë çdo gramë të marrë. Pastaj është dhe kategoria ‘unë ha po nuk shëndoshem’. Ju thjesht heshtni ok? Në paçi Zot, HESHTNI!

7
‘Ashtu ishin kushtet prandaj u martova’

Këta janë ata tipat që gjithmonë ‘po ndahen nga gruaja’ . Po e dini si janë punët, divorci kërkon kohën e vet, pastaj janë dhe fëmijët në mes. Por gruaja nuk është mirë këto kohë, nuk mund ta godasim mbrapa shpine. Shiko e di çfarë, e lemë fare se s’ma merr mendja të ndahem.

8
‘Nuk je ti, jam unë’

‘Ti je më e mirë se unë. Do gjesh dikë tjetër që do të japë atë që unë nuk dita të të jap. Unë thjesht nuk jam gati për një lidhje serioze.’

 

 

9
‘Mos më fol se jam me ato’

Kjo është një nga privilegjet e të qenit vajzë. Mund të thuash gjënë më të ligë në botë, të tregohesh e dhunshme, e pasjellshme dhe të jesh tërësisht e justifikuar, sepse je me ato. Para ciklit është normale të jesh nervoze, po le të themi që është një fazë që zgjat pak ditë, jo një përjetësi dhe armiku po na zbulon sekretin!

 

10
‘Jam me ato’

Kjo është fraza e shenjtë për të gjitha vajzat që e kanë të vështirë të thonë ‘jo’. Ti nuk do të bësh seks me atë tipin e bezdisshëm që sapo e ke njohur, por as nuk do t’i thyesh zemrën edhe pse e di shumë mirë që nuk do t’i jepje një shans as në botën tjetër. Por le të themi që ai me siguri e di që ti nuk je vërtet me ato. Më mirë t’ja thuash troç. (Asnjë nga të dyja palët nuk duken aq të lumtura sa çifti në foto)

 

11
‘Yll! Je më e bukura’

Prit pak, po ti këtë ia ke komentuar radhë gjithë shoqeve të mia në Instagram. Nëse unë jam më e bukura dhe ato janë më të bukurat, atëherë ne bashkë jemi më të bukurat? Po sikur ta mbyllësh me një ‘like’ si thua? Nëse nuk ke asgjë më të zgjuar për të thënë.

12
‘S’e fus në bark, bëj vetëm tym’

Wow. Ti nuk e pike duhanin! Pse nuk e ndan mendjen njëherë e mirë, do ta pish apo jo atë të shkretë? Nuk është se ‘bërja e tymit’ është më e shëndetshme.