19
Sh, G
2658 New Articles

Parada shqiptare në Nju Jork – Mijëra shqiptarë festojnë kuq e zi

SOCIALE
TIPOGRAFIA

Të shtunën, më 17 qershor në mesdrekë, u mbajtë në Nju Jork, Parada Ndërkombëtare e Emigrantëve – e cila mbledh disa komunitete emingrantësh nga kryqetërthor botës, të parakalojnë mes një entusiasmi dhe gëzimi të paparë.

 

Kjo, Paradë për nga pjesmarrja vitet e fundit njihet se si Parada Shqiptare, mbasi ky është një manifestim ku shqiptarët e  e Tri -Shteshit, nën udhëheqjen e organizatës Rrënjët Shqiptare, për disa orë këndojnë e vallëzojnë, kuq e zi.

 

Për çdo vit në zemër të qytetit të Nju Jorkut , Parada Shqiptare ka kulmuar në rrugën e famshme “America “ 6th Avenue, në Manhatan NYC, ku kanë marrë pjesë mijëra shqiptarë me këngë e valle, dhe veshjet tona folklorike, të Shqipërisë, Kosovës, dhe gjitha trevave shqiptare.

 

Parada shqiptare në Nju Jork, është bërë për afro një dekadë, një paradë tradicionale duke iu bashkëngjitur asaj të Fondit Ndërkombëtar i Emigrantëve, me president zotin Edward Juarez-Pagliocco, dhe organizohet çdo qershor në Nju Jork.

 

Këtë vit Parada Shqiptare nderojë Arbëreshët e Italisë, me një iniciativë për të bashkuar jo vetëm komunitetin shqiptar, por dhe një afrim më i ngushtë me komunitetin arbëresh atje.

 

Disa nga paradat e organizuara ndër vite janë: Çamëria (2010), Shqiptarët në Mal të Zi (2011), Shqipëri Etnike (2012), Jemi një (2013), Të gjithë kemi rrënjë shqiptare (2014), Ilirida është Shqipëri (2015), Nënë Tereza (2016) si dhe sivjet: Arbëreshët

 

Gjatë kësaj parade  me fjalime, këngë e vallëzime nga grupet kulturore shqiptare, gjithashtu bëhet edhe marshi i paradës.

 

Parada organizohet nën kujdesin e organizatës Rrënjët Shqiptare – Albanian Roots, me President, Marko Kepi dhe mbështetet fuqishëm nga shoqatat dhe organizatat e komunitetit Shqiptarë, bizneset shqiptare në SHBA.

 

Organizata Rrënjët Shqiptare, është një organizatë jo fitimprurëse e cila thotë se ka për qëllim ka forcimin dhe integrimin e shqiptarëve në vendet e tyre të adoptuara, përgjatë gjithë diasporës shqiptare, sidomos me organizimin e kësaj parade.

 

Marko Kepi, i cili është Presidenti i organizatës Rrënjët Shqiptare, e cila organizon edhe paradën shqiptare në Nju Jork, i tha Zërit të Amerikës, se “ Ne me këtë paradë kërkojmë të rrisim sa më shumë patriotizmin tek shqiptarët e Amerikës, brezi i ri shqiptaro amerikan që ka lindur këtu të ruajnë kulturën dhe traditën shqiptare, duke mos harruar atë se janë shqiptarë. Pra, këta shqiptarë, thotë Kepi, të dinë se kan një vend origjinë të tyre, që i lidh ata me vendin e tonë prej nga kan ardhur. Dhe, kështu ata janë duke u integruar jo thjesht si amerikan – por si shqiptaro amerikanë,”

 

Kepi mori si shembull komunitetet e tjera, italianët, irlandezët, gjermanët e tjerë, që kan humbur indetitetin e tyre kombëtar, janë asimiluar shumë shpejt, dhe nuk i dinë më rrënjët e tyre. Ata nuk dinë se nga vinë prindërit e tyre, duke humbur vlerat e tyre kombëtare, tha ai.

 

“Të bëhesh amerikan tha Presidenti i organizatës Rrënjët Shqiptare, zoti Kepi, është një gjë e mirë, dhe i ke të gjitha shancet që amerika të jep, por kurr mos harro se je shqiptarë dhe se nga vjen”.

 

Moderatoria e kësaj parade gazetarja e njohur Kozeta Turishta, e cila vazhdimisht bëri thirrje entusiate dhe inkurajojë pjesëmarrësit, nga që moti u përkeqësua nga shiu, tha se për çdo vit Parada Shqiptare, që mbahet në Neë York, ju dedikohet viseve apo territoreve shqiptare apo edhe figurave me peshë të Madhe Kombëtare.

 

“Këtë vit Parada Shqiptare, tha ajo është dedikuar e gjitha Arbëreshëve, qëndresës dhe mbijetesës se tyre 5 shekullore”.

 

Për këtë tha Turishta, Organizata Rrënjët Shqiptare, me Prisident Marko Kepin, dhe stafin e tij kan ftuar një delegacion Arbereshë, i cili merr pjesë në këtë paradë me arbëreshë nga Katundi – Gereci,  Avelino – Itali, e kryesuar nga kryetaria e nderuar e asaj Komune, Donatella Martino, dhe anëtarët e Familjes Shqiptare DioGuardi nga Nju Jorku, vëllain dhe motrë e Joe DioGuardit, përfshirë edhe vajzën e tij Yllin e Hollivudit Kara DioGuardi, si dhe një delegacion i komunitetit Arberesh të Ohios.

 

Me këtë rast Organizata Rrënjët Shqiptare, nderojë me “Mirënjohjen e Paradës Shqiptare” ish kongresmenin DioGuardi, Presidenti vullnetar i lobit të parë dhe të vetëm Shqiptarë, në Uashington, Ligën Qytetare Shqiptare Amirkane -LQSHA,  i cili tha Kepi, është njëri prej atyre që thirren, pra; Arbereshët e Italisë.

 

Më pasë foli Kryetaria e nderuar e Komunes Katundi – Greci, Donatella Martino, e cila tha se janë pikërishtë, nga ata shqiptarë që thirren shpesh herë “Gjaku ynë i shprishur” – “il nostro sangue sparso” , të cilët, janë vendosur aty në pjesën e poshtme të gadishullit Apenin – qysh në shekullin e XV-të.

 

“Historia jonë, gjuha dhe traditat, është e lidhur në mënyrë të pandashme me rolin vendimtar që figura kryesore historike e Shqipërisë, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, që ka luajtur një rol vendmimtar në shpëtimin e Gadishullit Italian dhe pjesës tjetër të Evropës Perëndimore nga dominimi i Perandorisë Turko-Osmane në shekullin e XV-të” tha ajo.

 

Delegacioni Arberesh vinte nga njëra prej zonave më të banuara me Arbereshë, ne fundin e “çizmes” si thirret gadishulli Apininë, siç është provica Avelino .

 

“Ne kemi ardhur këtu në Nju Jork, me shumë hare, t’ju diftojmë shqiptarëve të Amerikës, se kush jemi, çfarë tradite e zakone kemi, çfarë gjuhe flasim – Ne jemi pasëardhësit e Skëndërbeut” tha njëra prej tyre për Zërin e Amerikës.

 

Katundi  – Greci, është fshati, ku ka lindur edhe shqiptari arbëresh Joseph J. DioGuardi, Sr, i cili është i ati i Joseph J. DioGuardi , ish kongresistit amerikan, Presidentit të Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, por dhe ku ka lindur Filomena Boscia, e cila është nëna e legjendës së gazetarisë amerikane, Regis Philbi.

 

Bashkëshortja e DioGuardit, Shirli Cloyes DoiGuardi një Këshilltare e Çështje Ballkanike, shkrimtare, analiste dhe studiuese, në fjalën e saj, ka shpjeguar edhe se cila është arsyeja se pse Arbëreshët mbeten të lidhur me tokat shqiptare, dhe gjithashtu pse shqiptarët janë përgjithmonë të lidhur me Italinë.

Kjo paradë, për komunitetin shqiptarë, është zgjedhur për të qenë si një shprehje e krenarisë shqiptare, duke filluar qysh me veshjet tradicionale, të shoqëruar ngado me ngjyrat e flamurve kuqezi, tingujt emocionues të ritmeve të këngëve dhe valleve dhe muzikës shqiptare, nga të gjitha krahinat, të cilat krijuan në sheshin Amerika, një spektakël madhështor, duke u mundësuar mijëra shikueseve, në të dy anët e bulevardit, një paradë të paharrueshme, shqiptare.

 

Më shumë se 2000 shqiptarë, si një lumë vetëm kuqezi vërshuan, për disa orë me gjithë bukurinë e ngjyrave mahnitëse – përgjatë bulevardit të famshëm “America Avenue” – ku si gjithmonë nuk munguan as grupet e fëmijëve të vegjel me kostumet e tyre popullore, kostume shumëngjyrshe, të cilët gëzonin e festonin që janë shqiptarë.

 

Më së shumti ata që gëzojnë, në këtë paradë janë fëmijët shqiptarë të lindur në Amerikë, nxënësit e studentë shqiptarë, në shkollat amerikane, artistët, afaristët, biznesmenët, lider të komunitetit, veprimtarë të dalluar, njerëz nga më të suksesshmit në Amerikë –

 

Dhe, që të gjithë, krenohen në këtë paradë, duke demostruar me hitin e muzikës shqiptare “O sa mirë me qenë Shqiptarë”,kënduar nga këngëtari i mirë njohur Gëzim Nika, duke sjell me vete secili prej tyre edhe një copëz Shqipëri, nga vendorigjina e tyre: nga Tirana, Durrësi, Shkodra, Vlora, Korça, Fieri, Lushnja, Elbasani dhe Berati, nga Tetova dhe Dibra, Ulqini e Tuzi, Prishtina, Gjakova e Prizereni, Lugina e Preshevës, nga Filati dhe Preveza, dhe të tjera –

 

Këtë vit sponsorizues zyrtar të saj kan qenë mbi 20 biznese shqiptare, të gjitha mediet shqiptare, organizatat dhe shoqatat. Në krye të kësaj parade me floats – rimorkjot e tërhequra nga makinat, u vunë Vatra, Ana e Malit, Fondacionin Palvë e Guci, Iliriada, Albanian Excellence, Shoqata Atdhetare Dibra .

 

Kurse, një  kuadrat me makina luksoze dhe grup motoristësh shqiptar nga Staten Island, dhe ata të shoqerisë “Sons of Illyrians – Neë York” me motorrçikleta parakaluan gjatë bulevardit me flamujt shqiptar.

 

Rrënjët Shqiptare, si një ndër organizatorët kryesorë dhe bartësit e kësaj parade në shtatë vitet e fundit, përmendi faktin dhe ju faleminderua të gjitha shoqatave dhe organizatave të komunitetit.

 

Organizatori i kësaj parade, Presidentii i saj zoti Marko Kepi, ka faleminderuar në mënyrë të veçantë grupet që e kanë mbështetur dhe sponsorizuar paradën e 9-të, : Protect Dismantling Inc| Gjelaj & Sons Inc| Concord Rusam| Emin Eddie Egriu| RSN Insurance| Dibra Organization| Gheg & Tosk| Manhattan Printing & Decorating Inc| One Source Property Management Services| Black Eagle Energy Drink| MP Realty| Gaetano Philosophy Society of America| Nikaj Estates Inc| Ana e Malit Organization| Gjonaj for Assembly| Cakani Laë Firm| BTR Builders| Tibo USA| VATRA| Kalaba Realty| Antinore Restaurant| Senator Marty Golden| Councilman David Tubiolo| Leos Deli & Sandëish Shop| Triangle Enterprise| Lukaj Foundation| DioGuardi & Murdock Cpa| ëu Properties| EM Leather & Varsity Jackets|Albanian American Civic League| Thornton-Donovan School”

 

Rrënjët Shqiptare, si një ndër organizatorët kryesorë dhe bartësit e kësaj parade në nëntë vitet e fundit, organizojë në fund një pritje për t’ju faleminderuar të gjitha shoqatave dhe organizatave të komunitetit./ Beqir SINA