22
D, T
2803 New Articles

Çfarë i shkakton dhuna fëmijëve? Prindër, ja arsyet pse nuk duhet të vini dorë te fëmijët tuaj

SOCIALE
TIPOGRAFIA

Shumë prindër në momente acarimi me fëmijët e tyre, arrijnë deri aty sa ushtrojnë edhe dhunë fizike.

Në fakt kjo është gjëja më e gabuar që një prind mund të bëjë. Të godasësh një fëmijë, për çfarëdolloj arsyeje nuk do i japësh aspak një mësim, veç se do e bësh të ndihet i pasigurtë dhe i vetmuar. Mendojeni mirë përpara se nervat tuaja t’i shfryni duke i shkaktuar dhimbje apo lëndim fëmijës. Ata do të rriten me probleme dhe do i privoni nga shumë gjëra në të ardhmen.

Në shumicën e rasteve, fëmijët e dhunuar imitojnë këto sjellje të prindërve të tyre dhe i zbatojnë edhe në të ardhmen, duke gjetur zgjidhje te dhuna. Kur ju dhunoni një fëmijë, me shumë gjasa po krijoni një person problematik në të ardhmen. Edhe nëse padashur e humbisni kontrollin dhe arrini të qelloni fëmijën tuaj, kërkojini menjëherë falje, dhe përpiquni t’i shpjegoni arsyen pse e bëtë këtë veprim. /Opinion.al