25
H, SH
2759 New Articles

Turizmi, grekët nisin fushatë kundër Shqipërisë: Deti ka ujërat më të pista në Europë

SOCIALE
TIPOGRAFIA

Mediat greke duket se kanë vendosur që të nxijnë Shqipërinë në sytë e turistëve.

Duket se ato së bashku në një sulm të organizuar, kanë si kryeartikuj lajme, ku shkruhet se Shqipëria ka ujërat më të ndotura në Europë.

Sigurisht që duke mburrur ujërat e tyre, grekët bëjnë thirrje që të mos shkohet për pushime në Shqipëri.

Vetëm një ditë më parë, ishte ish-kryeministri Sali Berisha që denoncoi faktin se disa anije, peshkarexha greke vijnë në bregun e Himarës, Dhërmiut apo përgjatë bregut shqiptar dhe hedhin në ujë mbetje të ndryshme, duke sjellë edhe ndotjen.

Shkrimet e tyre janë bazuar në një hartë ku duket se shteti me ujërat më të pastra i ka Luksemburgu, ndërsa Shqipëria është në vendin e fundit në Europë.

ImageImageImage