18
Mer, T
2793 New Articles

Shkoder/ Ja si e presin te moshuarit pensionin ne pikun e vapes

SOCIALE
TIPOGRAFIA

Ne pikun e veres ne temperatura te cilat shkojne deri ne 40 grade te moshuarit e Shkodres qendrojne ne rradhe per te terhequr pensionin. Kjo eshte situata  ne filialin e Postes  Shkoder .

 

 

Te moshuarit thone se ndonese vuajne nga probleme shendetesore qendrojne ne rradhe qe ne oren 4 te mengjesit per te marre nje sasi te hollash e cila tek e fundit eshte qesharake dhe nuk justifikon asgje.

 

 

Filiali i postes ne Shkoder vazhdimisht ka sqaruar se ka nje grafik ne terheqjen e pensioneve, e megjithate cdo fillim muaji pamja eshte e njejte para ketij institucioni.  Te moshuar ne qender te qytetit qe sfidojne  te ftohin e acarte dhe te nxehtin pervelues per te marre parate e pensionit.