17
E, G
2649 New Articles

Institucionet te pafuqishme per te "zhdukur" parkimet dyshe ne Shkoder

SOCIALE
TIPOGRAFIA

Te gjithe ato qe frekuentojne rruget e qytetit konstatojne anomali ne trafik.

Mos zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor me parkimet e gabuara tashmë është kthyer në një “gangrenë” për të gjithë. Ka mjaftuar vetëm një vëzhgim për të parë se si drejtuesit e automjeteve nuk zbatojnë absolutisht një ndër rregullat më minimale të qarkullimit, parkimin e rregullt të automjeteve duke parkuar dyshe.

Parkimet e gabuara vazhdojnë të jenë problem shqetësues jo vetëm për qytetarët por edhe për policinë që siç duket e ka të pamundur të marrë masat e duhura. Siç duket qartë këto parkime dyshe vijojnë të jenë të pashqetësuar nga askush. Madje ka nga ato që nuk zbatojnë as vijat e bardha. Një nga problematiket që shkaktohen nga këto lloj parkimesh përveç krijimit të vështirësive në qarkullim bëjnë dhe bllokimin e rruges ne raste emergjence per zjarrfikesen, ambulance etj.

Gjithsesi dihet që përveç policisë së Qarkullimit Rrugor është dhe ajo Bashkike që mund të bëjë sistemiminin e trafikut duke marrë masat ndëshkimore me gjobë financiare për parkimet e gabuara. Se kur do të ketë një sistemim kjo ndoshta është pa afat të caktuar dhe mund të vijojë për shumë kohë.