18
Sh, N
2975 New Articles

Sezoni veror rrit rrezikun e infeksioneve te syte

SOCIALE
Typography

 Infeksionet tek sytë, kanë qënë prezente edhe gjatë kesaj vere në Shkodër.

Një fakt i tillë është pohuar nga mjeku okulist Astrit Beci, i cili ka pranuar se edhe ketë vit nuk kanë qënë të pakta rastet e pacienteve me infeksionet në sy, si rezultat i ujit të ndotur të pishinave, ujit të detit, por edhe ujit të piJshëm në disa zona.

Nga ana tjetër, Beci, ka edhe një apel për përdoruesit e syzeve të diellit, të cilat sipas tij duhet të përdoren edhe me këshillen e mjekut specialist sepse mund të shkaktojnë probleme me shikimin tek përdoruesit.

Sipas mjekut oculist Astrit Beci, kujdesi qe duhet te tregojnë te vegjlit dhe të rriturit ndaj syve, është dicka e pashmangshme pasi në të kundërt, komplikacionet që krijohen shfaqen në një fazë ku ndërhyrja është me e veshtirë dhe ripërtëritja e shikimit behet akoma më i veshtirë