18
Sh, N
2975 New Articles

Shkodranet: Nuk funksionon AKU, drejt Malit te Zi per te blere ushqimet

SOCIALE
Typography

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nuk arrin të garantojë sigurinë ushqimore në vend. Në raportin e auditimit të periudhës janar 2012 -dhjetor 2016 konstatohet se inspektorët nuk janë të shpërndarë sipas peshës që kanë rajonet, madje dhe se nuk kanë informacion për biznese e reja që janë licensuar. Ndër të tjera AKU nuk disponon të dhëna mbi listën e operatorëve të biznesit ushqimor të regjistruara me TVSH-në, dhe për pasojë ka cënuar sigurinë ushqimore në vend. Është kjo deklarata e dhënë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit përsa i përket sigurisë dhe ushqimeve në vendin tonë.  Te pyetur qytetarët sesa të sigurt ndihen ata për ushqimet që blejnë ato thane se hane me frike, ndersa nuk ndihen te sigurte per ate cka konsumojne. madje nmadje shume prej tyre shtuan se udhetojne drejt malit te zi jo vetem per te blere produkte si mishi por edhe per perimet dhe zarzavatet pasi druhen se mos fermeret tone rrisin produktet bujqesore me hormone. 

 

 

 

Duket se në vendin tonë akoma ka shumë mangësi për standartin, cilësinë dhe sigurinë e ushqimeve duke bërë që mijëra vetë helmohen çdo vit në Shqipëri për shkak të shpërthimeve epidemike me origjinë ushqimore.