23
Sh, SH
2745 New Articles

Mjeket, çdo dite e me shume po braktisin Shqiperine

SOCIALE
TIPOGRAFIA

Mjekët nuk ndalen së ikuri nga Shqipëria. Edhe këtë vit trendi i largimeve vashdon me ritmet e një viti më parë. Pranë Urdhrit të Mjekut deri më tani 125 mjekë kanë terhequr dokumentin që u nevojitet për tu rregjistrur në urdhrat profesionalë jashtë vendit çka e thenë ndryshë çdo tre ditë ditë një mjek vendos të largohet.

Fatkeqësisht edhe këtë vit fenomeni i largimit të mjekëve po vashdon me të njëtin ritëm si një vit më parë. Ede këtë vit janë marrë dei më tani 125 çertikata të sjelljes së mirë, një dokument që kërkohet kudo për mjekët që shkojnë jashtë për të punuar. Vitin e kaluar ne e mbyllëm më 145 ndërsa sivjet jami tek 125 kërkesa, pra pak a shumë po vashdohet me të njëjtin ritëm.

 

Aktualisht po ikin më shumë mjekë të përgjithshëm, më shumë mjekë të rinj. Por edhe ata relativisht pak specialist që ikin janë më të dhimbshëm sepse ata lënë një boshllëk që është më vështirë të plotësohet, sepse dihet që ne kemi nevoja për specialistë në të gjitha fushat”.

Gjermania mbetet vendi më i preferuara pasi edhe aksesi në shërbimin shëndetësor gjerman është më i lehtë, për shkak se ky vend i njeh të gjitha diplomat dhe kualikimet që kanë bërë mjekët në çfarëdo vendi.