20
H, N
3024 New Articles

Borxhi tatimor arrin në 1.7 miliardë euro

SOCIALE
Typography

Borxhi tatimor në administratën tatimore në fund të vitit 2016-të arriti të kalojë për herë të parë vlerën 1 miliard euro, duke u barazuar 10% të prodhimit të brendshëm kombëtar.

Sipas shifrave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, detyrimet që bizneset kanë ndaj saj arrijnë në 147 miliardë lekë, ose 1.07 miliard euro. Administrata tatimore ka nisur një fushatë për mbledhjen e detyrimeve që kanë të gjithë taksapaguesit e saj, qoftë edhe duke vendosur sekuestro mbi llogaritë e tyre, apo konfiskim të pasurisë.

Tatimet u kanë kujtuar ndërmarrjeve se kanë edhe mundësinë e pagesës së borxhit me këste. Në faqen zyrtare kjo drejtori ka publikuar rrugën që duhet të ndjekin sipërmarrësit për të arritur një marrëveshje të tillë. Taksapaguesi duhet të dërgojë një kërkese të drejtoritë rajonale, e cila nëse pranohet, ai duhet të derdhë menjëherë 20% të shumës, e më pas pagesat bëhen çdo muaj.

E kontaktuar nga televizioni Klan, drejtoria e tatimeve tha zyrtarisht se deri tani janë lidhur 988 marrëveshje, vlera totale e detyrimit të të cilave shkon në 55 milionë dollarë. Tv Klan