18
Mer, T
2793 New Articles

Editorial /Ne të tregojmë edhe kur duhet të ndahesh nga burri …

SOCIALE
TIPOGRAFIA

Nga Gerta Zaimaj

Në fakt unë nuk komentoj asnjëherë nëpër artikuj persona te caktuar apo histori të tyre personale, qoftë  nga politika, qoftë nga aktualiteti apo edhe showbizi, shumë arsye ka që nuk e kam bërë këtë, por ja që këtë herë po e shkel këtë parim. 

Nuk dua ta quaj si koment, apo ta përdor si ngjarje për klikime, po në fakt duhet një lloj reflektimi për këtë fenomen ekstrem që mbërthen audiencën në raste të caktuara.

Divorci mes Klaudja Pepes dhe Albi Nakos dy balerine të njohur është ngjarja që prej pak muajsh ka sjellë një qarkullim komentesh e reagimesh të pa parë më parë në rrjet. Madje ju them me plot bindje se as ndarja e dy yjeve të Hollywood-it Pitt-Jolie nuk është ndjekur e klikuar kaq shumë (për në Shqipëri e kam fjalën).

Dalja e Nakos së fundmi dhe më pas mesazhi nga ish-partnerja e tij u pasuan nga një lloj feedback-u që s’më kanë zëne sytë. Komentet në çdo lajm ishin negative për balerinën, e pasi mbaruan nëpër lajme vazhduan tek profili i saj personal (Edhe politikanët nuk besoj ti kenë kritikuar aq shumë). Pepës i hidhnin fajin për këtë ndarje. E sulmonin pse dhe e akuzonin se e la bashkëshortin, me ndihmën e të cilit arriti shumë. Më pas gjithë rrjeti nuk ngeli pa bërë ironi me përlotjen e balerinit e ngjarja vazhdoi edhe sot siç edhe do vazhdoi edhe nesër në të gjitha portalet…

Ok! Do thoni ju sikur është hera e parë, histeria masive përfshihet në shumë ngjarje ka komente negative, ku është çudia këtu?

Në fakt kjo histori është jo shumë e zakonshme, aty kemi një çift që është ndarë me mirëkuptim të plotë, të cilët ruajnë raporte shumë të mira me njëri-tjetrin (edhe pse nuk kanë fëmijë) dhe kanë një konsiderate pozitive që nuk ngurojnë ta shfaqin edhe publikisht. Pra Nako vetë ndihet shumë mirë nga mënyra si janë shkëputur gjërat mes tyre, dhe respekton ish-partneren e tij maksimalisht, madje herë pas here tregon që edhe vazhdon ta dojë (“do të ngelet gjithmonë në zemrën time”), por publiku jo, nuk do kështu. Ja si venë gjërat, njrëzit -publiku mërzitet dhe reagon negativisht më shumë se vetë Nako në këtë histori. Ata janë të zhgënjyer nga Pepa dhe e urrejnë atë, ose urrejnë kur një çift ndahet me mirëkuptim, se janë mësuar deri më sot që prindërit, të afërmit apo ata që njohin te jenë ndarë me dhunë e me shamata. Ja pra kështu jemi ne, të tregojmë edhe kur duhet të ndahesh nga gruaja jote…  e në fund të historisë del që nuk je trishtuar ti aq shumë sa të tjerët pse je ndarë nga gruaja.

Akuzojmë për hallet dhe problemet tona vazhdimisht politikën, institucionet shtetërore (dhe mirë bëjmë), akuzojmë edhe ndërkombëtarët pse nuk i japin një dorë këtij vendi të varfër, akuzojmë e akuzojmë të tjerët pa fund e për çdo gjë, kjo nuk është edhe aq negative. Po në këtë histori pse duhet të futeshim kaq thellë, po këtu kush na e ka fajin? Pse duhet ti kalojmë kaq shumë limitet?

Kemi një jetë sociale dhe qytetare në të cilën realisht duhet të ndryshojmë shumë mentalitet dhe lloje sjelljesh, sepse në shoqëri veprimet na kthehet mbrapsh dhe me të njëjtën medalje. /Opinion.al